HomeKulture“Trupi im do të durojë 6-10 vjet më shumë”, letra e Van...

“Trupi im do të durojë 6-10 vjet më shumë”, letra e Van Gogh për të vëllanë më 1883! Pse e preu veshin piktori gjenial dhe kush e qëlloi me revolver pranë varrezave teksa pikturonte veprën e fundit

spot_img

Para 172 vitesh lindi Vincent Willem van Gogh në GrootZundert te Breda dhe ndërroi jetë më 29 korrik 1890 në Auvers-sur-Oise, Francë.

Ai ishte një piktor holandez dhe një nga themeluesit më të rëndësishme të modernes. Van Gogh e kaloi të gjithë jetën e tij të shkurtër duke pikturuar e duke luftuar me vetveten. Çrregullimet nervore, një kompleks i fëmijës së zëvendësuar, që e ndoqi pas gjithë jetën dhe absurditeti i epokës së artit, ku veprat e tij nuk shiteshin dhe aq shumë, e shtynë shpesh drejt akteve skizofrenike. Një nga historitë më tipike, e famshmja histori e veshit të tij. Van Gogh nisi të pikturonte vonë. Ai ishte tridhjetë vjeç kur nisi të ndiqte rrugën e pikturës.

Por, u nda nga jeta tridhjetë e shtatë vjeç, duke pasur kështu vetëm shtatë vjet krijimtari, por falë së cilës la një trashëgimi të jashtëzakonshme në art, dhe një stil të patjetërsueshëm. Van Gogh konsiderohet si një meteor në botën e artit, u duk vetëm për pak kohë, por me një rrezatim të madh. Van Gogh dëshironte shpirtërisht një art të pa koklavitur që t’i jepte ngushëllim e gëzim çdo qenieje njerëzore. Ai përdorte pikat dhe vijat me ngjyra të papërziera, për të përcjellë gjendjen e tij shpirtërore të trazuar. Asnjë artist tjetër nuk e kishte përdorur gjendjen shpirtërore si një mjet me një koherencë dhe efekt të tillë. Veprat e tij shpalosin trazim.

Në to, qielli nuk është kurrë i qetë, por vorbullues e dinamik; bari është në lëvizje sikur po vallëzon me erën; lulet duken sikur çelin përpara syve të shikuesit; nata rrezaton porsi dita, e dita duket më e dielltë sesa vetë dielli. Edhe figurat njerëzore duken në lëvizje edhe kur qëndrojnë ulur, sikur gjaku e vetë jeta refuzon të qëndrojë e vdekur dhe frigjide si tek modelet ashtu edhe tek sytë e shikuesit të tablove. Sa herë që flitet për luledielli, apo nëse syri shikon luledielli, mendja menjëherë të shkon tek Van Gogh, dhe sigurisht nisim e buzëqeshim me zemër, shtyrë nga pasioni jetik që transmetojnë tablotë e tij të luledielli, por rrallëherë njerëzit kuptojnë se ato lule janë të vyshkura, dhe në vetvete subjekti është vdekja. Dhe pavarësisht se në dukje tablo të tilla duken thjesht si natyrë e qetë, ato përmbajnë bindje të thella. Dhe tablotë “Luledielli” të Van Gogh mbartin bindjen e thellë, besimin, dijen dhe botëkuptimin e artistit mbi njeriun. E gjithë seria e tablove “Luledielli” përçojnë jetë nga një subjekt i vdekur. Ato shpalosin historinë e shpëtimit të njeriut. Van Gogh krijoi dymbëdhjetë të tilla, dhe kjo nuk është rastësore, pasi dymbëdhjeta përfaqëson numrin e apostujve dhe numrin e orëve të ditës me diell.

UDHËTIMET

Nga viti 1861 deri në 1868- ën frekuenton shkollën e vendit të tij dhe pastaj kolegjin e Zevenvergen, ku mëson frëngjishten, anglishten, gjermanishten dhe artin e vizatimit. Në vitin 1869 fillon të punojë në një dyqan arti në Aja, i themeluar nga xhaxhai i tij po me emrin Vincent. Kohën e lirë e kalon duke lexuar dhe duke vizituar muze, fillon një korrespondencë me vëllain e tij Theo dhe kalon pushimet tek prindërit në vendin e tij të lindjes. Vitet që pasojnë shënojnë për Van Gogh një udhëtim të vazhdueshëm nga një filial në tjetrin në dyqanin e artit të xhaxhait, transferime që do ta çojnë në Bruksel, Londër e Paris. Një nga punimet e tij më të rëndësishme është edhe “Kafja e natës”. Në 1876-ën e lë punën përfundimisht dhe niset në një vend afër Londrës, në Ramsgate, ku punon si mësues i përkohshëm, duke marrë si shpërblim vetëm ushqim dhe strehim. Bëhet edhe ndihmës predikues dhe gjithmonë e më shumë dëshiron që t’ia dedikojë jetën fesë, por gjatë një vizitë tek prindërit e tij këta të fundit ngelen të tronditur nga kushtet në të cilat jetonte i biri dhe nuk duan që ai të niset sërish për në Londër.

Xhaxhai Vincent i gjen një tjetër punë, kësaj radhe si shitës në një librari të Dordrecht-it. Van Gogh fillon të jetojë sërish vetëm, frekuenton kihen e vendit dhe përkthen pjesë nga Bibla. E bind të atin që ta lejojë të frekuentojë një shkollë për predikues, por shumë shpejt i ndërpret studimet, të cilat u bënë shumë të vështira për të. E megjithatë, në 1879-ën punon si predikues në minierat e karbonit në Wasmes të Borinage-s, ku realizon edhe skicat e para. Jeton në një varfëri të skajshme dhe shqetësohet për kushtet në të cilat punojë minatorët, të cilët përpiqet t’i ndihmojë me aq sa mundet. Por ky veprim shkakton pakënaqësi tek punëdhënësit e tij që e pushojnë nga puna duke e konsideruar të papërshtatshëm dhe duke e privuar nga talenti i tij. Van Gogh vazhdon të ndjekë prirjen e tij pa marrë asnjë kompensim. Jeton në kushte të vështira dhe vazhdon të lexojë dhe të vizatojë.

Në këtë periudhë duhet të kenë filluar krizat që do të shënonin të ardhmen e tij. Vëllai Theo e kritikon për mënyrën se si është katandisur jeta e tij dhe Vincenti i ndërpret marrëdhëniet me të, për t’i rifilluar sërish pas një viti.

SËMUNDJA

Më 27 korrik të vitit 1890 ai shkoi në një fushë me grurë dhe qëlloi veten me armë në kraharor, më pas u kthye në dhomë, ku vdiq dy ditë më pas. Van Gogh e kaloi të gjithë jetën e tij të shkurtër duke pikturuar e duke luftuar me vetveten. Çrregullimet nervore, një kompleks i fëmijës së zëvendësuar, që e ndoqi pas gjithë jetën dhe absurditeti i epokës së artit, ku veprat e tij nuk shiteshin dhe aq shumë, e shtynë shpesh drejt akteve skizofrenike. Një nga historitë më tipike, e famshmja histori e veshit të tij. Në këtë periudhë Vincent njeh një prostitutë rrobalarëse të alkoolizuar, Sien Hoornik (që do të jetë edhe modelja e tij) dhe shkon të jetojë me të dhe me djalin e saj. Shëndeti i saj fillon t’i hapë probleme dhe në këtë periudhë sëmuret nga gonorea.

Lidhja e tyre mbizotërohet nga dehjet emocionale të të riut Vincent, i cili për shkak të egërsisë së jetës së tij do të mbetet gjithmonë i ngurtësuar në mes të çmendurisë dhe dashurisë më të pastër. Nga ky pasion i parë do të mbetet piktura e mrekullueshme “Sorrow”. Xhaxhi i tij bën një porosi për njëzet piktura peizazhesh. Kjo do të jetë vetmja punë e tij me porosi. Fillon të pikturojë me ngjyra vaji peizazhe dhe portrete, kurse vëllai i tij i paguan materialet. Dëshironte të martohej me Sien-ën, por familja e frenon dhe Vincent merr vendimin e dhimbshëm për t’u ndarë me të pas një viti bashkëjetesë.

Nga viti 1883 deri në 1885 jeton me prindërit në Nuenen dhe në harkun e këtyre viteve pikturon dyqind tablo, kujdeset me shumë dashuri për të ëmën, e cila kishte thyer njërën këmbë dhe merr leksione muzike dhe kantoje, sepse mendon se ekziston një lidhje midis ngjyrës dhe muzikës. Sajon një atelie në një ahur të shtëpisë-famulli të babait të tij, i cili vdes nga një goditje apopleksike më 26 mars 1885. Në këtë kohë pikturon “Ngrënësit e patateve”. Viti tjetër e gjen Van Gogh të sëmurë rëndë për shkak të mosushqyerjes dhe duhanit. Ndërkohë nuk e ndërpret për asnjë moment leximin leksionet e pikturës. Një agjent shitjesh i blen një seri pikturash, por shet vetëm njërën prej tyre për disa qindarka, duke i hedhur të tjerat në zjarr. Në Paris lidh miqësi me Paul Gauguin, dhe bashkë me të e me Henri de Toulouse-Lautrec e ad Emile Bernard themelojnë të ashtuquajturin grupin e Piktorëve të PetitBoulevard, për t’u dalluar nga grupi i piktorëve të GrandBoulevard (Claude Monet, Alfred Sisley, Camille Pissarro, Edgar Degas, GeorgesPierre Seurat), që përfaqësoheshin në galerinë e Theo-s

LETRA

Në verën e vitit 1883, Van Gogh shkroi një letër profetike drejtuar të vëllait të tij, ku theksonte se i kishin mbetur edhe gjashtë deri në dhjetë vite jetë: Unë jo vetëm që nisa të pikturoj relativisht vonë, por përveç kësaj nuk e besoj se kam edhe shumë vite jetë përpara meje … Ndaj, për sa i përket kohëzgjatjes së punës që më pret në të ardhmen, unë besoj se mund të them pa e ekzagjeruar: se trupi im do të durojë edhe pak, për një numër të caktuar vitesh – rreth gjashtë deri në dhjetë vjet më shumë. Saktësisht shtatë vite më vonë, më 27 korrik 1890 Van Gogh qëlloi veten me revolver. Doktor Gachet nuk mund t’ia hiqte plumbin për shkak se do vdiste me siguri ndaj vetëm sa mbeti në pritje të një mrekullie. Dhe, pavarësisht refuzimit të Van Gogh, doktori njoftoi të vëllain Theo, i cili me të mbërritur të nesërmen e gjeti artistin të shtrirë qetësisht në shtrat. “Sa do doja që të përfundonte gjithçka tani,” i tha Vincent.

Arkivoli i tij ishte i mbuluar me një rrobë të thjeshtë të bardhë dhe mbi të kishte shumë lule, luledielli që ai i donte aq shumë, gjeogjina të verdha, e lloj-lloj lulesh të verdha gjendeshin kudo. Ajo ishte ngjyra e tij e preferuar, simbol i dritës që ai ëndërronte, si në zemrat e njerëzve, si dhe në veprat e artit. Vincent Van Gogh, i cili jetoi në vitet 1800, njihet si një nga piktorët më me ndikim në histori edhe sot. Megjithatë, ne e njohim jo vetëm për veprat e tij, por edhe për veshin e prerë. Sipas biografëve, një të diel në mbrëmje, më 23 dhjetor 1888, Vincent Van Gogh, atëherë 35 vjeç, preu veshin dhe shkoi në një hotel të dorës së dytë ku kërkoi një prostitutë me emrin Rachel. Ia dhuroi asaj dhe i tha ta ruante me shumë kujdes. Biografë të tjerë pohojnë se ky episod ka ndodhur gjatë një grindjeje me mikun e tij Paul Gauguin, në shenjë proteste ndaj piktorit që ishte i shurdhët, lidhur me vetë Van Gogh.

PRERJA E VESHIT

Duke iu referuar studiuesit Martin Bailey, që ka shkruar një libër për artistin e njohur, Van Gogh ka prerë veshin pas marrjes së lajmit të martesës së të vellait Theo, nga i cili varej financiarisht. Teoria është zhvilluar nga eksperti pas një hetimi të bërë ndaj letrës që gjeniu holandez kishte futur ne pikturën “Still Life: Drawing Board with Onions”, e kompletuar në fillim të 1889, pak kohe pasi u lëndua. Letra ishte shkruar pikërisht nga Theo në Paris me 21 dhjetor të 1888.

Duket se lajmi i martesës së të vëllait me Johanna Bonder ka tronditur shumë piktorin, i cili më pas ka prerë veshin, me frikën se nuk do të kishte më mbështetjen financiare të të vëllait. Ai ishte 35 vjeç kur preu veshin në 1888. Ky ishte vetëm fillimi i sëmundjes që sapo kishte filluar. Edhe pse nuk dihet saktësisht sëmundja e artistit, i cili nuk ishte në gjendje të mirë mendore, gjendja e tij shëndetësore ndikoi rëndë në jetën e tij. Është interpretuar si shenjë e gjenialitetit torturues, provë e sëmundjes së tij mendore ose rezultati i fundit i një sherri të zjarrtë me shokun e tij piktor, Paul Gauguin, po vendimi dramatik i Vincent van Gogh për të prerë veshin e vet, sipas një historian ka një shpjegim shumë më të thjeshtë: lajmin për fejesën e të vëllait.

Kërkime të reja sugjerojnë që Van Gogh kishte mësuar për fejesën e të vëllait, Theo, ditën që preu veshin, më 23 dhjetor, 1888. Specialistët, tani, besojnë që kjo ngjalli tek ai frikën që mund të mbetej vetëm dhe pa para, duke humbur mbështetjen financiare të të vëllait që i lejoi Van Gogh-ut t’i kushtonte jetën artit. Martin Bailey, historian arti, ka thënë që lajmi mund të ketë acaruar gjendjen e shqetësuar të Van Gogh-ut dhe “nxitur” “veprimin shkatërrues” të vetëplagosjes. Bailey, që e thekson teorinë në librin e tij të ri, e ka bërë zbulimin pasi mblodhi bashkë letra familjare të pabotuara të asaj kohe. Studiuesit e mëparshëm kanë pranuar që Van Gogh e mësoi fejesën e të vëllait kur ky e vizitoi në spital Van Goghun që ishte shtruar pasi ishte plagosur në kokë. Plagosja është shpjeguar me një sherr me shokun e tij artist, si edhe përshkruhet në site-in e Muzeut Van Gogh: “Vincent van Gogh preu veshin kur temperaturat u rritën me Paul Gauguin, artistin me të cilin punoi për pak kohë në Arles.”

Më herët këtë vit, historia e famshme sesi ai ia dha veshin e prerë një prostitute u sqarua pjesërisht, pas një kërkimi të ri që zbuloi që gruaja ishte, në fakt, një shërbyese që punonte si pastruese në një bordell për të fituar paratë që i duheshin për të paguar ilaçet e mjekimit. “Nxitësi për vetëplagosjen, besoj, është nënvlerësuar”, shkruan Bailey në librin e tij të ri, Studio of the South: Van Gogh in Provence, Studio e Jugut: Van Gogh-u në Provansë. “Vetëm pak orë para se Van Gogh të priste veshin, ai mori një letër nga Parisi. Kjo solli lajmin që i vëllai kishte takuar Johanna ( Jo) Bonger, një grua të re holandeze që ishte për vizitë në Paris dhe kishte vendosur të martohej me të. Vincent-i u tremb mos e ‘humbi’ Theo-n, shokun e tij më të ngushtë, atëherë. Kjo nxiti aktin e tij shkatërrues. Ai ishte njëlloj i shqetësuar edhe që i vëllai mund të tërhiqte mbështetjen financiare që i kishte dhënë atij mundësinë t’ia kushtonte jetën artit.”

Ai vazhdon. “Nëse Van Gogh do ishte lumturuar nga fejesa, do ishte e paperceptueshme që ai të priste një pjesë të veshit pak orë pasi mori lajmin për Theo-n, çfarëdo vështirësish të tjera të ishte duke kaluar, edhe marrëdhëniet shkatërruese me Gauguin-in. Fejesa mund të mos ketë qenë shkaku kryesor, por ajo e nxiti të shpërthente këtë akt destruktiv”. Letrat mes anëtarëve të familjes Van Gogh, të ruajtura në arkivën e Muzeut Van Gogh në Amsterdam, tregojnë që artisti kishte marrë një letër nga Theo në 23 dhjetor, që trajtonte kuotat e tij financiare. Përmbajtja e asaj letre tani ka humbur, por vëllai i madh i Jo Bonger, Henry është zbuluar që ka marrë një letër në të njëjtën ditë, e cila përmbante lajmin e fejesës. Dy ditë më parë, Theo, i kishte shkruar së ëmës për t’i kërkuar leje për t’u martuar dhe mes të tjerëve, Van Gogh-ut si një anëtar shumë i rëndësishëm i familjes së ngushtë, për ta informuar. Kur Theo vizitoi të vëllanë në spital në Krishtlindje, artisti i konfirmoi që e dinte tashmë për fejesën. Theo u fejua një javë pas takimit, për t’u martuar më 18 prill, 1889. Theo u nda nga jeta na sifilisi dy vjet më vonë, një vit pasi Van Gogh vrau veten.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular