HomeAktualitetKërkoi përjashtimin e trupës që do shqyrtojë rekursin e tij ndaj masës...

Kërkoi përjashtimin e trupës që do shqyrtojë rekursin e tij ndaj masës “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë rrëzon Sali Berishën

Advertismentspot_img

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese  që do shqyrtojë rekursin e tij kundër masës detyrim paraqitje

Në një shkresë drejtuar GJL, Sali Berisha kërkonte largimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.

Kreu i PD-së argumentonte se gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni kanë shfaqur mendim në lidhje me çështjen.

Ndaj sipas Berishës, gjykimi i rekursit të paraqitur nga të njëjtët gjyqtarë do të cënonte parimin e “gjykatës së paanshme”.

“Gjyqtarët për të cilët kërkohet përjashtimi nuk kanë shfaqur mendim në çështje të ngjashme, por kanë shfaqur mendim në të njëjtën çështje”, thuhej në shkresë.

Ndërsa kërkoi: “Përjashtimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj, Sandër Simoni nga gjykimi i cështjes penale nr. regj. 61009-00175-00-2025, që i përket rekursit kundër vendimit nr. 1 (87-2025-1) datë 03.01.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Por, kërkesa e Sali Berishës u rrëzua nga togat të zeza të Gjykatës së Lartë, duke vendosur që Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni do të jenë gjyqtarët që do shqyrtojnë rekursin e kreut të PD-së.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular