HomePolitikeNjë falënderim për Lulzim Bashën dhe pse pranova kandidimin per Koalicionin Euroatlantik

Një falënderim për Lulzim Bashën dhe pse pranova kandidimin per Koalicionin Euroatlantik

Advertismentspot_img


Laureta Alidinaj Besholli/Kandidate per Koalicionin Euroatlantik Qarku Korçe
Të dashur qytetarë të Korçës, miq dhe mbështetës të nderuar !
Me përgjegjësi dhe përkushtim të plotë, kam pranuar kandidaturën për deputete në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025, si pjesë e Koalicionit Demokrat Euroatlantik. Ky nuk është thjesht një vendim personal, por një angazhim i sinqertë për të qenë zëri juaj, për të mbrojtur interesat tuaja dhe për të punuar për një të ardhme më të mirë për Korçën dhe Shqipërinë.
E di që ky rrugëtim nuk do të jetë i lehtë, por asnjë sfidë nuk është më e madhe se dëshira ime për të parë vendin të zhvillohet, të rinjtë të kenë mundësi dhe familjet të ndihen të sigurta dhe të vlerësuara. Besimi dhe mbështetja juaj është forca ime më e madhe, motivimi që më shtyn të përkushtohem me gjithë zemër në këtë mision.
Nga zemra, ju falënderoj për mbështetjen, fjalët tuaja të ngrohta dhe përkrahjen e pakursyer! Një falënderim të veçantë për Këshillin Kombëtar dhe z. Basha për besimin dhe mundësinë për të kontribuar në këtë vizion të përbashkët.
Së bashku mund ta bëjmë ndryshimin!
Korça meriton më shumë!
Shqipëria meriton më shumë!
Me respekt dhe mirënjohje,

Laureta !

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular