HomeKryesoreSekretari Amerikan i Shtetit do të vizitojë Ballkanin

Sekretari Amerikan i Shtetit do të vizitojë Ballkanin

spot_img

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, po planifikon të zhvillojë një vizitë në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kështu së paku ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviç. Në një postim në platformën X, ai tha të jetë takuar me Sekretarin Rubio në prag të Forumit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s në Bruksel, ku MPJ-ja malazeze thotë t’i kenë shkëmbyer qëndrimet e tyre mbi çështje kyçe rajonale dhe bilaterale.

“Sekretari Rubio ndau planet për vizitë në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Malin e Zi, e cila do të jetë një mundësi e vlefshme për thellimin e marrëdhënieve strategjike dhe për të riafirmuar angazhimin për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe”, tha MPJ-ja malazeze në X./klankosova

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular