HomePolitike90 ditë punë, angazhim, qytetari….

90 ditë punë, angazhim, qytetari….

spot_img

Nga Rezenbrik Serjani
Sekretari Funksional i PD Vlorë, për Marrëdhëniet me Publikun
Brenda një periudhë 90 ditore (janar-prill) Drejtuesi Politik i Qarkut Vlore për Partinë Demokratike Bujar Leskaj ka arritur të mobilizojë strukturat e degëve të Partisë Demokratike dhe të zhvillojë takime të shumta me anëtarët, simpatizantët dhe banorët e të gjitha lagjeve, rajoneve të qytetit të Vlorës, njësitë administrative të Vlorës, Selenicës, Himarës, Sarandës, Konispolit e Delvinës. Z. Leskaj ka zhvilluar mbi 90 takime të veçanta dhe ka takuar qindra qytetar, të cilët i dëgjon, takon dhe bisedon… Disa qindra qytetarë, anëtarë, simpatizantë të PD, por edhe qytetarë me bindje të tjera politike janë takuar me të, kanë shtrënguar duart, kanë “qarë hallet”, kanë folur hapur… Gjatë kësaj periudhe krahas angazhimit të tij në terren, ka vazhduar dhe aktivitetin në Kuvend, ku ka denoncuar abuzimet dhe aferat korruptive të qeverisë në qytetin e Vlorës, denoncimin e të gjitha padrejtësive, abuzimeve me Vlorën dhe Selenicën.Po ashtu denoncime ka pasur për përmbytjet në lagjet e Vlorës dhe ka përcjellë mesazhe për gjendjen aktuale, infrastrukturën, problemet e shqetësimet e shumta të Vlorës. Edhe takimet në Diasporë, me komunitete vlonjatësh, kryesisht në Greqi dhe Itali, kanë pasur vëmendjen e Drejtuesit Politik Bujar Leskaj, ku vota e diasporës ka qenë e rëndësishme dhe theks në takimet dhe mbledhjet organizative të kësaj periudhe. Takimet me struktura të Partisë Demokratike në të pesta Rajonet e qytetit të Vlorës, dhe në njësitë administrative, si fillim përgatitor për fushatën; takimet me Lidhjen Demokratike të Gruas Vlorë, Forumin Rinor të Partisë Demokratike dhe ish-të përndjekurit kanë qenë pjese integrale e takimeve të Drejtuesit Politik Bujar Leskaj. Nuk kanë munguar takimet me intelektualë të fushave te ndryshme, me të cilët janë zhvilluar takime me tematika të vecanta. Një element risi me të cilën karakterizohet fushata e z.Leskaj është shpërndarja e librave në pothujase çdo takim, sidomos kur takimet janë me tematika sociale apo me të rinjtë. Edhe gjatë muajit mars, dy aktivitetet simbol të ketij muaji, 7 dhe 8 marsi, aktivitetet ishin të orgnizuara mbi këtë motiv, shpërndarja e librave ndaj mësuesve dhe zonjave demokrate të Vlorës. Janë disa qindra libra, me autor zotin Leskaj, por edhe personalitete të mendimit kritik shqiptar, historianë, ekonomistë e personalitete të tjera, të cilat janë dhuruar tek pjesëmarrësit në takime, sikurse jane organizuar disa promovime librash ku z.Leskaj ka qenë pjesëmarrës apo iniciator. Pavarësisht intensitetit të takimeve dhe fushatës së tij, zoti Leskaj, për asnjë çast nuk është shkëputur edhe nga publicistika dhe shkrimi i artikujve problemorë për ekonominë, arsimin, figurat e shquara të Vlorës e Shqipërisë të publikuara në shtypin e përditshëm. Mbas publikimit të listave të kandidatëve për deputet, në Vlorë, si qendër Qarku është zhvilluar takimi i madh i prezantimit të të gjithë kandidatëve, si një fillim i mbarë i fushatës në Vlorë. Nën drejtimin e Drejtuesit Politik Leskaj, janë prezantuar të gjithë kandidatët e Qarkut Vlorë, në secilën prej Bashkive të këtij Qarku, sipas zonave respektive që do mbulojë secili prej kandidatëve. Kjo përbën në thelb çeljen e fushatës për secilin prej kandidatëve në zonat e tyre të përfaqësimit. Në çdo prezantim të kandidatëve, paraqitja e programit të Partisë Demokratike ka zënë një pikë të rëndësishme, si një program gjithëpërfshirës, ku në qendër është qytetari, biznesi i vogël e i mesëm, fermeri, të rinjtë dhe familja shqiptare. Ndryshe nga të tjerët dhe stofi i zakonshëm, me të cilin vishen politikanët shqiptarë z. Leskaj thotë në çdo takim se “Angazhohet të bëjë ato që thotë dhe të thotë ato që do të bëjë”, duke theksuar se si ai, edhe ekipi i PD do të jenë shërbestarë të vërtetë të shqiptarëve. Lajmotivi i tij përgjatë 90 ditëve kanë qenë vargjet e Ali Asllanit, për Vlorën: “Vlorën edhe Vlorën, thelp e kam në zemër. Ditën e kam dritë, natën e kam ëndërr”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular