Sot, datë 06.04.2025, Drejtuesi Politik i Qarkut Vlorë për Partinë Demokratike z.Bujar Leskaj, sëbashku me kandidatët për deputet zhvilluan prezantimin e plotë të programit të Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në qytetin e Vlorës.
Z.Leskaj thekson se Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, vjen sot para të gjithë shqiptarëve, para Vlorës e Vlonjatëve, me një vizion të qartë, duke patur një program gjithëpërfshirës, ku çdo individ e gjen veten të përfaqësuar, ku preket çdo fashë sociale e ekonomike e vendit.
Prezantimi i programit, u zhvillua në praninë e dhjetra intelektualëve të qytetit të Vlorës, kontributorëve të Partisë Demokratike ndër vite, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Secili prej kandidatëve për deputet; referoi një temë të veçantë të programit të Partisë Demokratike, ndërsa Drejtuesi Politik i Qarkut Vlorë bëri një prezantim të përgjithshëm të të gjitha fushave të këtij programi.
Është ky program gjithëpërfshirës që prek të gjitha fushat që ndërtojnë jetesën e një shteti, ku në qendër të çdo fushe qëndron individi, qëndron qytetari shqiptar, qytetari vlonjat, shprehet Z.Leskaj në fjalën e tij, gjatë prezantimit të programit.
Ja reagimi i Z. Leskaj në rrjetet sociale:
𝗦𝗼𝘁, 𝗱𝗮𝘁𝗲 𝟬𝟲.𝟬𝟰.𝟮𝟬𝟮𝟱 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝘂𝗮𝗺 𝗽𝗿𝗲𝘇𝗮𝗻𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲 𝘁𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗴𝗿𝗮𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝘀𝗲 𝗗𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗶𝗸𝗲-𝗔𝗹𝗲𝗮𝗻𝗰𝗮 𝗽𝗲𝗿 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲𝗿𝗶𝗻𝗲 𝗠𝗮𝗱𝗵𝗲𝘀𝗵𝘁𝗼𝗿𝗲 𝗻𝗲 𝗩𝗹𝗼𝗿𝗲.
Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, vjen sot para të gjithë shqiptarëve, para Vlorës e Vlonjatëve, me një vizion të qartë, duke patur një program gjithëpërfshirës, ku çdo individ e gjen veten të përfaqësuar, ku preket çdo fashë sociale e ekonomike e vendit.
Prezantimi i programit, u zhvillua në praninë e dhjetra intelektualëve të qytetit të Vlorës, kontributorëve të Partisë Demokratike ndër vite, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Secili prej kandidatëve për deputet; referoi një temë të veçantë të programit të Partisë Demokratike:
-Programin e “Paketës së Emergjencës” së Partisë Demokratike për 100 ditët e para e përcolli Drejtuesi i Shtabit të Partisë Demokratike Vlorë: z. Genti Hamzaraj.
-Programin për pushtetin vendor dhe reformën territoriale e referoi, Sekretari për Pushtetin Vendor në Partinë Demokratike: z. Ylli Asllani.
-Programin për shtetin ligjor, e referoi kandidati për deputet: z. Atird Hoxha.
-Programin për ekonominë dhe sipërmarrjen e përcolli, Kryetari i Partisë Demokratike Vlorë: z. Hysni Sharra.
-Programin për çështjet e arsimit dhe shkencës, e prezantoi kandidatja për deputete: znj. Alta Haluci.
-Programin për mbrojtjen e familjes dhe politikat kundër shpopullimit, e referoi kandidatja për deputete: znj. Monika Hoshafi.
-Programin për çështjet sociale dhe tregun e punës, e përcolli kandidati për deputet: z. Edmond Fetahu.
-Programin për ish-të përndjekurit politik, e përcolli kandidati për deputet, përfaqësuesi i Ballit Kombëtar: z. Ridvan Mersinaj.
-Programin për çështjen e pronave, e prezantoi kandidati për deputet: z. Selaudin Neloj.
-Programin për rininë, e përcolli kandidati për deputet: z. Mario Runa.
-Programin për bujqësinë, e referoi kandidati për deputet: z. Romarjo Meminaj.
Ky program synon një ekonomi të fortë, ku ekonomia do ndryshojë patjetër model, nga thjeshtë një importuese neto, konsumatore dhe e shërbimeve, në prodhuese dhe eksportuese të prodhimeve vendase; Made in Albania-Made in Albania është; prodhimi i Shqipërisë!
Është ky program gjithëpërfshirës që prek të gjitha fushat që ndërtojnë jetesën e një shteti, ku në qendër të çdo fushe qëndron individi, qëndron qytetari shqiptar, qytetari vlonjat.