HomeSportTrajneri i Leçes nuk ka dyshime për Berishën: Lojtar i fortë! Ramadani?...

Trajneri i Leçes nuk ka dyshime për Berishën: Lojtar i fortë! Ramadani? Disa diskutime duhen bërë në qershor

spot_img

Marko Xhampaolo ka ide të qarta rreth lojës që kërkon nga mesfushorët e tij dhe në mënyrë indirekte ka shpjeguar se pse preferon Medon Berishën para Ylber Ramadanit. Ndërsa nuk ka kursyer komplimentet për djaloshin e ri të Leçes, ai ka lënë të kuptohet se Ramadani ka humbur vende në hierarki për shkak se nuk ka qasje ofensive.

“Berisha është një lojtar i fortë dhe ka të gjithë vlerësimin tim. Duhet të bëjë hapin e tij, të sigurojë vazhdimësi në ndeshje. Zgjedhja e lojtarëve nuk është kurrë absolute, është e ndikuar edhe nga lloji i kundërshtarit. Zgjedhjet i bëj sipas ndeshjes në bazë të opsioneve që kam. Berisha është një lojtar që mua më pëlqen.

Ramadani? Nuk mendoj se është një problem personaliteti, duhen respektuar karakteristikat e lojtarëve. Helgason mund të gjuajë, Ramadani më pak. Ka mesfushorë me prirje ofensive dhe mbrojtëse. Pastaj duhet të gjejmë golin edhe nga goditjet standarte. Ata para pak a shumë punën e tyre po ë bëjnë. Sipas meje flasin karakteristikat. Do të gjesh një mesfushor që nuk gjuan kurrë, do të gjesh një që nuk bën asnjë depërtim, secili ka një bagazh individual. Por nuk është një problem për t’u diskutuar sot kur mbeten 8 ndeshje nga fundi i kampionatit. Ndoshta do të flitet në qershor, kjo nuk na çon askund”, tha Xhampaolo i pyetur për dy futbollistët shqiptarë gjatë konferencës së sotme për mediat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular