HomeKronikeE bija u masakrua nga ish-partneri! Babai i Ilarias me lot në...

E bija u masakrua nga ish-partneri! Babai i Ilarias me lot në sy, përcjell të bijën për në banesën e fundit : Vajza ime nuk meritonte të përfundonte kështu! Duam drejtësi!

spot_img

“Ilaria nuk e meritonte të përfundonte kështu. Tani duam drejtësi”, këto janë fjalët Flamur Sulës, babai i 22-vjeçares shqiptare që u masakrua për vdekje nga ish i dashuri i saj filipinas në Itali.

Prindërit e Ilaria Sulës dhe familjarë të saj
Prindërit e Ilaria Sulës dhe familjarë të saj

Sot iu dha lamtumira e fundit 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula.
22-vjeçarja u masakrua me thikë nga ish i dashuri i saj filipinas, i cili pasi e vrau e hodhi në një greminë duke e futur në një valixhe.

Varrimi i 22-vjeçares u zhvillua mesditën e sotme në zonën e Ternit në Itali.

Screenshot_8

Gjithashtu prekëse kanë qenë fjalët e nënës së 22-vjeçares jashtë shtëpisë, teksa thërriste emrin e të bijës mes lotësh.

“O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty, o Ilaria ime, ku je ti o shpirt i mamit, ku je që nuk ke dritë në sy, ku je mbyllur ti o shpirt i mamit. Të solla mami tek shtëpia, se the do të vij në shtëpi, të solla mami tek shtëpia o zemër, o Ilaria hapi sytë”, dëgjohet tek qante me dënesë nëna e Ilarias.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular