HomeAktualitetIsh i dashuri filipinas e m*sakroi me thikë dhe trupin e pajetë...

Ish i dashuri filipinas e m*sakroi me thikë dhe trupin e pajetë e futi në valixhe, përcillet sot për në banesën e fundit shqiptarja Ilaria Sula! Ja ku do të prehet 22-vjeçarja

spot_img

Shqiptarja Ilaria Sula, e cila u vra më mënyrë makabre nga ish i dashuri filipines Mark Simson, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Ka qenë babai i Ilarias, Flamur Sula që ka dhënë lajmin se 22-vjeçares do t’i jepet lamtumira në Terni.

“Të dashur miq dhe të afërm, ju informoj me keqardhje të skajshme se varrimi i të dashurës sonë Ilaria do të bëhet të hënën më 7 prill në orën 14:00. Kortezh do të niset në këmbë nga shtëpia në Viale dello Stadio, 5 dhe do të shoqërojë trupin deri në varrezat e bashkisë. Faleminderit atyre që duan të marrin pjesë.”

Ndërkohë ka ende pikëpytje në lidhje me vrasjen e Ilarias, e cila u zhduk më 25 Mars. ndërsa trupi i saj i pajetë u gjet në 3 Prill brenda një valixheje në zonën e Polit ku e kishte hedhur ish i dashuri i saj, Mark Samson.

23-vjeçari raportohet se e ka goditur 3 herë me thikë në qafë, në rrethana ende të paqarta, dhe pasi ka mbështjellë trupin e saj të pajetë me qese mbeturinash e ka vendosur në valixhe duke e hedhur më pas nga shkëmbi. Në hetim për rolin e tyre janë edhe prindërit e të riut, që kanë qenë në banesë në momentin e krimit.

“Ka shumë elementë për t’u vlerësuar”, deklaroi avokati Giuseppe Sforza. “Pas këqyrjes së shkëmbit ku policia gjeti trupin e pajetë të Ilarisë, përtej dëshpërimit të pafund, lindi vendimi i familjes për të kërkuar drejtësi, që të zbulojnë realisht çfarë ndodhi nga momenti i zhdukjes së Ilarisë deri në gjetjen e trupit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular