Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, është shprehur në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN se “non grata” e SHBA-së për Sali Berishën është hequr, madje ai ngre pyetje i “habitur”: Akoma s’e dini ju këtë?!
“Non grata për Sali Berishën është hequr. Akoma nuk e dini ju këtë more burrë i dheut! Akoma me “non grata”-n do merremi ne?! Ky është problemi i shqiptarëve. Kujt i intereson?
PD sot ka marrëdhënie të shkëlqyera sot me administratën e re të Trump. Strategu kryesor i fitores së Donald Trump udhëheq fushatën tonë elektorale. Më mirë se kaq nuk mund të ishin”, ka thënë ai në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin.
“Strategu i Trump do drejtojë fushatën”, Këlliçi: Ja arsyeja pse erdhi te PD-ja, Shqipëria laborator i eksperimenteve të Soros
“Ku ka lajm më të mirë se sa strategu, drejtuesi i fushatës së Trump, Chris LaCivita të vijë dhe të drejtojë fushën e PD-së, asaj që ju e quanit antiamerikane. Arkitekti i fitores së Trump, së bashku me stafin e tij të ngushtë, 3 muaj pasi ka marrë detyrën zyrtarisht administrata e re në SHBA, ai vjen dhe udhëheq fushatën e PD”.
Kështu u shpreh u shpreh në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN, Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Tiranës, i cili u kthye nga SHBA vetëm para 4 ditës.
Më tej, ai zbuloi se pse Chris LaCivita zgjodhi pikërisht Shqipërinë dhe Partinë Demokratike. “Zgjedhja e parë në botë e ekipit që ka fituar zgjedhjet në SHBA është të vijë dhe të punojë për PD-në. Na zgjodhi sepse Shqipëria është laborator i të gjithë eksperimenteve të fondacionit të Sorosit.
Lajmi i madh që presin qytetarët shqiptarë është fakti që është thënë me zë dhe me figurë në mes të Tiranës në 10 shkurt që kukullat e Sorosit nuk mund të jenë më partner të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai është një nga njerëzit më të afërt të Donald Trump sot. Ai është një person që ka udhëhequr fushatën elektorale të Presidentit Trump dhe sigurisht që është nder për ne që e kemi udhëheqës të fushatës sonë elektorale”, tha Këlliçi.