Inter Majemi barazoi me rezultatin 1-1 përballë Toronto FC. Goli i barazimit, për të fituar 1 pikë, erdhi nga i zakonshmi Mesi.
Argjentinasi shënoi një gol të veçantë pas mesnate. Nga sot, Mesi është lojtari që ka kontribuar më tepër gola plus asiste me Inter Majemin në MLS.
Plot 44 herë, Mesi ka qenë autor i golit apo asistuesi i tij. Inter Majemi i numëron trofetë e vetëm pas afrimit të 37-vjeçarit.
“Pleshti” është kryefjalë e kampionatit amerikan. Dhe pse dëmtimet e kanë penguar në disa ndeshje, golat nuk kanë munguar te të tjerat.
Goli i Leo Mesit: (VIDEO)