HomePolitikePërfaqësuesja e lartë e BE Kaja Kallas, sot në Tiranë! Takim me...

Përfaqësuesja e lartë e BE Kaja Kallas, sot në Tiranë! Takim me presidentin Begaj, kryeministrin Rama e dy ministrat

spot_img

Shefja për politike të jashtme në  BE-së, Kaja Kallas, do të vizitojë sot për herë të parë Tiranën. 

Fillimisht Kaja Kallas do të zhvillojë nje takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Më pas do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Në Shqipëri, shefja e diplomacisë evropiane do të takohet edhe me ministrin për Evropë dhe Çështje Evropiane, Igli Hasani, dhe me atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

“Ajo do të marrë pjesë në takimin e parë të Dialogut për Siguri dhe Mbrojtje BE-Shqipëri me ministrat Hasani dhe Vengu. Po ashtu, Kallas do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të grantit nga Banka Evropiane për Investime dhe të marrëveshjeve të huas për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë”,-thuhet në njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular