HomeAktualitetSamir Mane: Do të investojmë më shumë në Amerikë dhe në Kanada

Samir Mane: Do të investojmë më shumë në Amerikë dhe në Kanada

spot_img

Miliarderi Samir Mane ka thënë mbrëmjen e sotme në studion Opinion se deri në 2027 synon që pjesa më e madhe e invetimeve të tij të jenë jashtë Shqipërisë, kryesisht në Kanada dhe Amerikë.

Blendi Fevziu: Zoti Mane, sa përqind e kompanive tuaja është në Shqipëri dhe sa përqind është jashtë?

Samir Mane: Unë besoj se duhet të jetë diku te 40-45 përqind jashtë shtetit, dhe besoj se në 2027 do të jetë më shumë jashtë shtetit.

Blendi Fevziu: Në 2027 do ta kalojë 50 përqind. Pse ke dalë jashtë Shqipërisë me investime?

Samir Mane: Po, padyshim që Shqipëria është një treg i mirë, por i vogël. Me kaq…

Blendi Fevziu: Po ju nuk jeni vetëm në Shqipëri, keni qenë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bosnje Mal të zi…

Samir Mane: Megjithatë në bizneset që bëjmë jemi prap të vogla. Ne jemi kudo prezent. Në Bosnje jemi shumë prezen, në Mal të Zi jemi shumë prezent. Në Maqedoni jemi shumë prezent, kemi ndërtuar qendrën e parë tregatre, qendrën e dytë tregtare. Në Austri jemi shumë prezent, qindra miliona Euro në Real State, por tregu kryesor i investimeve tani është Amerika dhe Kanadaja. Atje jemi të fokusuar dhe ndërtojmë.

Blendi Fevziu: Sa keni investuar ju në Amerikë dhe Kanada?

Samir Mane: Vlera e projekteve sot mund të jetë 150 milionë Dollarë.

Blendi Fevziu: 150 milionë Dollarë se pashë një lajëmrim që kishit bërë në rrjetet sociale për blerjen e një kompleksi biznesi…

Samir Mane: Po kemi blerë një kompleks në Nju Xhersi, një office building, e cila është e dhënë e gjitha me qera.

Blendi  Fevziu: Ju keni investuar rreth 150 milioë Dollarë vetëm vitet e fundit në Amerikë?

Samir Mane: Vlera e projekteve, normalisht që vlera e investimeve është më pak, por vlera aktuale e projekteve në Amerikë është e tillë.

Blendi Fevziu: Pse zgjodhët të investonit në Amerikë?

Samir Mane: Padyshim që Amerika është një vend me mundësi të mëdhaja…

Blendi Fevziu: Ka opurtunitete më të mëdha se Europa?

Samir Mane: Të pafundme. Amerika është i  vetmi vend që unë njoh që, ku opurnitetet janë të përditshme, të përorshme. Pa dyshim që konkurrenca është shumë e madhe.  

/tvklan.a

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular