Kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Neritan Vladi, ka zgjedhur ironinë për të komentuar skenën politike shqiptare.
Në një postim të shpërndarë ne Facebook, ai ka publikuar një foto ku shfaqet Sai Berisha dhe Edi Rama të përqafuar, e shoqëruar me mbishkrimin: “Këta të DY nuk kanë jetë PA njëri-tjetrin.”
Mesazhi është lexuar si një thumb i qartë ndaj bashkëjetesës së gjatë dhe ndikimit të pandryshuar të këtyre figurave në politikën shqiptare, pavarësisht retorikës së përplasjes mes tyre.
