Nga Festi Osmani
Të nderuar qytetare te qarkut Durres.
Sot nuk po flas si biri i një kandidati per deputet. Por sot flas si dikush qe ka pare nga afer se çfare do te thote perkushtim i vertete i nje kauze. Flas si dikush qe eshte rritur prane nje burri qe i ka dhene mbi 30 vite jetes politike, pa kerkuar asgje per vete, vetem duke shpresuar per me mire, per Durresin, per Shqiperine, per ne te gjithe. Babi im eshte nje demokrat i vertete, jo nga fjalet por nga veprat. Une jam rritur duke e pare ate ne çdo hap te jetes, jo duke kerkuar per vete, por duke dhene per te tjeret.
Me njerezit, me partine, me vendin. Ne çdo zgjedhje, ne çdo krize, ne çdo sfide, ai nuk ka munguar kurre. Dhe jo sepse e kerkonte politika, por sepse i fliste ndergjegjia. E kam pare te largohet nga shtepia per takime, protesta, organizime, pa u lodhur kurre. E kam pare te qendronte i palekundur, dhe kur te tjeret u terhoqen.
Sot ai eshte nje kandidat per deputet ne partine Koalicioni Euroatlantik. Kjo kanditature nuk eshte vetem vleresim per te kaluaren. Eshte nje thirrje per te ardhmen. Nuk ka qene kurre nga ata qe flasin shume, por nga ata qe veprojne pa zhurme dhe me perulesi dhe ndershmeri. Dhe kete e kane pare te gjithe ata qe kan pasur mundesine ta njohin. Te dashur bashkeqytetare, Durresi ka nevoje per zera te vertete, per njerez qe ju njohin, qe ju kane degjuar, qe kane qene ne krahun tuaj. Ka nevoje per njerez qe nuk e shohin politiken si biznes, por si sherbim.
Ai nuk premton mrekulli, por ai premton te punoje. Te jete i ndershem. Te qendroje besnik ndaj jush dhe ndaj asaj qe perfaqeson. Dhe une sot, me zemer plot krenari, me gjithe krenarine e nje biri, por dhe me bindjen e nje qytetari qe do me te miren e Durresit, ju kerkoj mbeshtetjen tuaj per te.
Ne fund te dites nuk eshte nje gare per pushtet, por nje mision per sherbim. Faleminderit per zemren tuaj te madhe dhe faleminderit ty babi per çdo sakrifice dhe beteje, per kete hap te ri qe e ndermerr me koken lart dhe me zemer plot per qytetin tend. Te gjithe bashke per ndryshim. Shqiperia meriton me shume. Durresi meriton me shume.