HomeAktualitet“Janë 16 mijë fëmijë me aftësi të veçanta”- Rama: Meritojnë rritje të...

“Janë 16 mijë fëmijë me aftësi të veçanta”- Rama: Meritojnë rritje të mbështetjes! Po punohet për shtimin e mësuesve specialë dhe hapjen e klasave të shtruarit në spital

spot_img

Edi Rama: BE ka përcaktuar edhe një financim të veçantë, që i ndihmon vendet anëtare për të ceur në shinat e paracaktuara përmes dokumentit të garancisë europiane dhe për zbatuar masa konkrete në reduktimin e varfërisë së fëmijëve, nga ana tjetër në ngushtimin e hendekut që është tejet shqetësues më të gjithë hapësirën europiane. Këtu natyrisht që financimi i posaçëm lidhet me përfshirjen aktive të qeverise kombëtare e vendore, ndërtimin e partneriteteve me organizata qeveritare dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore e shëndetësore. Në të gjitha këto drejtime kemi bërë kemi bërë një progres të dukshëm, duke synuar të përfitojmë nga financimi i BE.

Një nga pikat ku synojmë të bëjmë është adresimi i situatës së 16 mijë fëmijë me aftësi të veçanta të cilët në këtë fazë dhe kushtet kur mundësitë tona ekonomike rriten, meritojnë një rritje të mbështetjes nga ana jonë, e cila nuk është thjesht e vetëm financiare por edhe institucionale.

Për këtë po punohet aktivisht që të rritet numri i mësuesve speciale, ashtu sikundër kemi hapur dje një kapitull të ri për hapjen e klasave të para për fëmijët e shtruar në spital, klasa mësimore dhe arti, u shërbejnë të mos humbasin kontaktin me mësimin dhe të energjizohen me besim e bindje se do t’ia dalin në betejën me sëmundjen e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular