Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato tha se në vendet e rajonit, ku bën pjesë edhe Shqipëria ka ende largim të trurit.
Në Konferencën Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, diplomati evropian vuri theksin tek të drejtat që duhet t’u garantohen fëmijëve si shëndetësi falas apo arsim cilësor.
Ambasadori teksa iu referua negociatave tha se të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grup kapitullit themelor, ndërsa legjislacioni për arsimi dhe politikën sociale mbulohet nga grup kapitullit 3, që Gonzato tha “që shpresojmë të hapet së shpejti”.
“Çdo fëmijë të ketë mundësi për të drejta bazë si shëndeti dhe arsimi. Të gjithë fëmijët, veçanërisht ata që përjetojnë përjashtimin social për shkak të varfërisë apo formave të tjera të disavantazheve duhet të kenë shanse të barabarta.
Një nga pyetjet që duhet të bëjmë është: A po bëjmë aq sa duhet për të rinjtë? Kjo është e rëndësishme për rajonin, ku ka ende largim të trurit. Në nivel të BE ne do të donim që ti përgjigjeshim kësaj thirrje. Këtë e bëmë me anë të shtyllës evropiane të të drejtave sociale.
Në planin e veprimit ne kemi objektivin për një Evropë të fortë sociale. Një objektivat që duhet të arrihet deri në 2030 është ulja e numrit të personave që janë në rrezik varfëria apo nga përjashtimi social në të paktën 15 mln dhe shifra për fëmijët është 5 mln. Të paktën 15 mln fëmijë nuk duhet të jenë më në varfëri. Ne e shikojmë garanci për fëmijët si një program kyç për të ofruar mbështetje të rinjve.
Ne duam të kalojmë nga fjalët tek veprat që fëmijët të kenë qasje në shëndetësi falas, qasje në arsim cilësor, të kenë strehim me dinjiteti, por edhe për të patur ushqime.