Nga Artan Murati
(Kandidat për deputet Qarku Tiranë për Koalicionin Euroatlantik.)
Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit që ka përfshirë jetën politike dhe shoqërore dhe që në krye të saj është sistemi juridik, si shpresë, që Shqipëria të radhitet me shtetet moderne demokratike, më frymëzoi edhe mua që të kontribuoj sado pak për këtë zhvillim me interes publik dhe kombëtar. Të shumtë qenë miqtë që më nxisnin të kandidoja, për njohjen, miqësinë dhe respektin që kam fituar me punën time të pa kursyer si mjek. Mbetej të zgjidhja alternativën.
Brezi i ri i politikanëve që do të marrë stafetën nuk mund të zhvillohet në ngrehinat e partive të vjetra me labirinthet e errëta të qeverisjeve të kaluara. Atëherë vendosa që t’i bashkohem Koalicionit Euroatlantik, si e vetmja mundësi dhe hapsirë lirie dhe pastërtie politike, për të kontribuar në zhvillimet plurale dhe forcimin e shtetit ligjor. Unë vij nga familje që është shkolluar me të gjithë anëtarët e saj, pavarësisht jetës së shtërnguar ekonomike që kemi bërë në fshat, para viteve ’90. Kam mbështetur me shpirt të djathtën shqiptare dhe me vizionin që kam, mendoj që ka forca të mjaftueshme që demokratët euroatlantikë, në aleancë me të gjithë votuesit e demokratizuar shqiptarë që luftojnë krimin dhe korrupsionin si e keqja e pa pranueshme e këtij vendi. Bindjet e mia mbështeten në principet e të djathtës konsevatore europiane që ka në themel kombin, familjen, pronën, lirinë individuale dhe besimin fetar. Ky është një qëndrim koherent.
Jam besimplotë se idetë e mia intelektuale, në mënyrë të veçantë në reformën në shëndetësi dhe aftësitë konceptuale, t’i shfrytëzojë në të mirë të reformave që i nevoiten shoqërisë shqiptare. Qeverisja e mbrapshtë e të majtës shqiptare duhet të ndalojë më 11 maj 2025 dhe t’i lërë vendin një qeverie të re me bazë të djathtën, që aspiron integrim dhe zhvillim kombëtar dhe shoqëror në partneritet me BE dhe në miqësi të përherëshme me SHBA. Dënimet e shumë pushtetarëve të lartë, tregon për kalbëzimin e sistemit, dhe se krimi e korrusioni është instaluar në sistemin qeverisës.
Ndaj më 11 maj duhet ndryshim.
Unë ofroj personalitetin tim si mjek i shkolluar dhe i specializuar me rezultate të larta, me përkushtim qytetar dhe human, duke kandiduar për deputet në qarkun Tiranë, ku kam shërbyer në sistemin shëndetësor me profesionalizwm, humanizëm dhe dashuri njerëzore. Këtë përkushtim politik dhe qytetar për t’i shërbyer demokracisë tonë do ta provojë në detyrën e deputetit duke mos zhgënjyer, jo vetëm miqtë dhe shokët që më njohin dhe më votojnë, por të gjithë të tjerët që besojnë në vlerat njerëzore dhe intelektuale të brezit tonë të ri, të intelektualëve që shërbejme direkt në marrëdhënie me publikun.
Portreti i krizës aktuale është mali i korrupsionit të instaluar në sistem. T’i japim fund politikës së vjetër dhe të ndërtojmë një shtet moder të së drejtës, ku të sundojë ligji dhe jo anarkia, ku të gjejë punën dhe të ndërtojë jetën çdo qutetar shqiptar, në vendin e tij, duke ndërtuar sw bashku një shoqeri njerëzish të lirë dhe të demokratizuar.
Zoti Lulzim Basha, në politiken shqiptare është një qasje e ndryshme e lidershipit, dukuri e re, sjellje e re, mentalitet i ri dhe na shembëllen më shumë me kulturën politike perëndimore. Kryeministri i ardhshëm Basha synon t’i japë fund krizës, të rimëkëmb ekonominë dhe shvillimin shoqëror dhe ta integrojë Shqipërinë në BE.