HomePolitikePrel Dedaj: Rubiku meriton më shumë! Nuk mund të mbetet peng i...

Prel Dedaj: Rubiku meriton më shumë! Nuk mund të mbetet peng i premtimeve boshe dhe politikave të dështimit. Është koha për ndryshim!

spot_img

Nga Prel Dedaj/Kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik Qarku Lezhë
Rubiku meriton më shumë!
Dje patem kënaqësinë të takojme banorë të Rubikut – njerëz punëtorë, të ndershëm dhe me zemër të madhe, por që prej vitesh janë lënë në harresë nga pushteti qendror dhe ai vendor.
Dikur Rubiku ishte qytet industrial dhe i mirënjohur në gjithë Shqipërinë, jo vetëm për përpunimin e bakrit, po edhe për arsimin profesional, dije nga i cili kanë marrë dy breza në gjithë Shqipërinë. Sot, jeta në Rubik është vështirësuar dhe pamundësohet çdo ditë e më shumë: mungesë investimesh, rrugë të amortizuara, papunësi, mungesë shërbimesh bazë dhe për pasojë, një braktisje po ndodh dhe ndihet në çdo bisedë. Kjo pamundësi ka çuar tashmë në humbje të shpresës që në Rubik mund të jetohet.

Rubiku nuk duhet dhe nuk mund të mbetet peng i premtimeve boshe dhe politikave të dështimit. Është koha për ndryshim!

Si kandidat i Koalicionit Euroatlantik për Qarkun Lezhë, jam i vendosur të jem zëri juaj dhe të sjell në vëmendje të Kuvendit çdo problem që ju prek.

Nëse unë do jem në Kuvend, banorët e Rubikut, do dëgjojnë zërin e tyre në atë sallë, në atë sallë që sot ngjan më shumë me një ekspozitë manekinësh që lëvizin një gjymtyrë të përparme për të ngritur një karton me ngjyra të kuqe ose jeshile, të komanduar si me pult nga dy njerëz që ia kanë me hile Rubikut e Shqipërisë.

Duhet pra më në fund ndryshim, dhe ai vjen kur bashkohemi dhe luftojmë për të ardhmen që meritojmë.

Me besim, për një të nesërme që nuk do t’i ngjajë të sotmes!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular