HomeAktualitetVIDEO/Trafik droge nga SHBA në Shqipëri me postë, momenti kur policia shtrin...

VIDEO/Trafik droge nga SHBA në Shqipëri me postë, momenti kur policia shtrin përtokë të riun sapo merr pakon me lëndë narkotike! Kanabisi, me vlerë 50 mijë euro

spot_img

Policia ka goditur një tjetër rast të trafikut të drogës përmes shërbimit postar. Në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni”, policia ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar, i cili është vënë në pranga sapo ai ka marrë pakon dhe ka dalë nga posta.

Pamjet janë publikuar nga vetë policia e Tiranës, e cila sqaron se në total janë sekuestruar 3.6 kilogramë kanabis me përqindje të lartë THC.

Në total vlera e lëndës narkotike kapte shifrën e 50 mijë eurove.

Ndërkohë nga ana e autoriteteve vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë.

Njoftimi: 

Tiranë/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Destinacioni” kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar.

Vihet në pranga një 24-vjeçar që trafikonte nga SHBA në Shqipëri, lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC.

Sekuestrohen rreth 3.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, me vlerë 50 000 euro.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit “Destinacioni”, kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nëpërmjet shërbimit postar.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Destinacioni 5”, u arrestua shtetasi F. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 3.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular