Nga Bujar Leskaj
Zëri i ndryshimit është zëri i rinisë!
Sot datë 10.04.2025, së bashku me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Vlorë, zhvilluam një takim entuziast, miqësor dhe shpresëdhënës.
Aktiviteti u çel nga kryetari i FRPD, Çajup Shehaj, i cili falenderoi të rinjtë për angazhimin dhe kontributin e deritanishëm.
Kryetari i PD Vlorë, Hysni Sharra u shpreh me entuziazëm për këtë organizim dhe i ka falenderuar të rinjtë për punën dhe angazhimin e tyre në këtë fushatë.
Kandidatët për deputetë të listës së PD-ASHM, Atird Hoxha, Edmond Fetahu, Nada Daullja, Alta Haluci, Monika Hoshafi, Romarjo Meminaj dhe Mario Runa kanë përshëndetur të rinjtë e Forumit dhe të rinjtë vlonjatë dhe kanë theksuar zotimin e tyre që do të jenë përfaqësuesit dhe vokacioni i të rinjve .
Në fjalën time përshëndetëse theksova: “E sotmja kërkon energjinë tuaj! E ardhmja ka fytyrën tuaj! Jemi të gjithë bashkë. Shqipëria kërkon ndryshim! Ne, së bashku, jemi shpresa dhe forca që do e bëjmë këtë ndryshim të mundur.
FRPD Vlorë ka qenë dhe do jete shembull i një fushate qytetare, plot ide e shpresë, shembull i një fushate me vizion.
Unë besoj fuqimisht se NDRYSHIMI do të vijë përmes angazhimit të rinisë.
Në programin e Partisë Demokratike ju ka dhënë një prioritet të veçantë të rinjve, duke theksuar rëndësinë e rinisë jo vetëm në themelimin e PD dhe në ndryshimet e jashtëzakonshme historike të Shqipërisë, por edhe për shpresën që ka PD për rotacionin politik të 11 Majit, si dhe frymën e re në qeverisjen nesër, për ta bërë Shqipërinë Madhështore !
Arma jonë në përballjen me të Keqen sot është Vota!
Me Votë do ndëshkohen të gjithë ata që në këto 12 vite kanë tallur e nëpërkëmbur, që kanë larguar dhe kanë vrarë shpresën për të rinjtë, për çdo shqiptar !
Me ndihmën e të rinjve, Shqipëria do të fitojë! Do të fitojë me të rinjtë, për të rinjtë !
Në përfundim të aktivitetit shpërndava disa tituj librash të përzgjedhur me kujdes për të rinjtë, nga autorët Ndriçim Kulla, Bedri Islami, Gëzim Zilja, Vilhelme Vranari Haxhiraj. Kisha përzgjedhur gjithashtu titujt: Muzat e Qëndresës, GAO-NIK dhe leksionet e Dodaros, si dhe botimin tim të fundit “për/në Kuvend” (shkrime dhe diskutime 2021-2022).
✅🗳️1️⃣Në 11 Maj të rinjtë votojnë ndryshimin, Koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
RiniaVotonNdryshimin
VotoNr1
PDAleancapërShqipërinëMadhështore
✌️✌️✌️✌️✌️✌️🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱