Koalicioni Euroatlantik ka reaguar në lidhje me deklaratat e ish-prokurorit të përjashtuar nga drejtësia si i korruptuar, Arian Ndoja.
Në njoftimin për mediat, KEA shprehet se morali i një ish-prokurori të korruptuar është i njëjtë me moralin e një vrasësi që bën si i pafajshëm.
Koalicioni Euroatlantik më tej shprehet se demokratët dhe durrsakët e kanë të qartë kontributin e Arian Ndojit në padrejtësi, ashtu edhe pazarin e shefit të tij që ia dorëzoi Ramës mandatin e katërt në tavolinë.
“Mos lexo tekstet e Elvis Roshit, prit se do të kesh kohë dhe vend për të dhënë sqarime për kërcënimet dhe presionet tuaja.
Gjej edhe një avokat të mirë, se nuk i dihet si shkojnë punët” – thuhet në reagimin e KEA.
Deklarata e Koalicionit Euroatlantik:
Morali i një ish-prokurori të korruptuar është fiks si morali i një vrasësi që bën si i pafajshëm. Mesa duket, si edhe shefi i tij, e ka problem kur sulmohet korrupsioni i Ramës dhe shokëve të tij, sepse janë të zhytur në të njëjtin pellg lluce që po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi.
Demokratët dhe durrsakët e kanë të qartë kontributin tënd në padrejtësi, ashtu edhe pazarin e shefit tënd që ia dorëzoi Ramës mandatin e katërt në tavolinë.
Mos lexo tekstet e Elvis Roshit — prit, se do të kesh kohë dhe vend për të dhënë sqarime për kërcënimet dhe presionet tuaja.
Gjej edhe një avokat të mirë, se nuk i dihet si shkojnë punët.