Mundësi Zelimkhan Abakarov ka siguruar një tjetër medalje të rëndësishme ndërkombëtare për Shqipërinë.
Mundësi i cili shkroi historinë në verën e kaluar pasi ishte mes fituesve të parë të medaljeve në Lojërat Olimpike duke përfaqësuar flamurin kuqezi, ka fituar sot medaljen e bronzte në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Bratislavë.
Ai u ndesh në duelin e peshës 61 kg në stilin e lirë për këtë medalje me moldavin Leomid Kolesnic dhe ia doli të triumfonte, duke siguruar një fitore të pastër 11-0 ndaj rivalit të tij dhe duke u bërë përsëri medalist europian. Në vitet e kaluara, Abakarov është shpallur dy herë fitues i medaljes së argjendtë në Kampionatin Europian në këtë peshë.
SHIH VIDEON