HomePolitikePlas në PD/Myslim Murrizi "shpërthen" ndaj Bylykbashit: Bëri një kod palaço me...

Plas në PD/Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj Bylykbashit: Bëri një kod palaço me Gjiknurin

spot_img

Ish deputeti i PD-së, Myslym Murrizi, në emisionin ‘Ekspres’ në RTSH të drejtuar nga Nolian Lole, ka bërë një analizë të situatës politike në vend, garës elektorale në Tiranë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, ku ai kandidon nën siglën e PD-së për deputet, si dhe kritikat e tij për Kodin Zgjedhor, duke akuzuar dy bashkëhartuesit, Gjiknuri (PS) dhe Bylykbashi (PD), se në hartimin e Kodit kanë qenë në konflikt interesi.

Murrizi, përgjatë intervistës, ka sqaruar edhe rrethanat e kandidimit të tij, duke theksuar se ai prej kohësh ka qenë për lista të hapura dhe jo për lista të mbyllura, si dhe ka nënvizuar momentin se e ka përjetuar si triumf faktin që Gjykata Kushtetuese, pas ankimit të tij, rrëzoi herësin sa i përket garës zgjedhore.

“Nuk kam pranuar të jem në listë të mbyllur. Kam qenë dhe jam për lista të hapura. Nëse nuk shkoj në Kuvend me votën e qytetarëve më mirë të mos jem deputet. Te PD prej 8 muajsh kam qenë për lista të hapur. Dua të jem deputet me votën e qytetarëve. Nuk jam kolltukofag.

Do doja që Shqipëria të ishte një zonë zgjedhore. Ligji elektoral është më i keqi i mundshëm. Tirana ka numrin më të madh të mandateve. Do të jem një zë i fortë i qytetarëve në Kuvend, madje edhe kundër qeverisë së PD-së nëse fiton zgjedhjet. Lista e hapur ka disa specifika, por unë nuk fshihem pas gishtit.

Fakti që deputetët nuk shkojnë te zgjedhësit është falë këtij Kodi Zgjedhor, ku më e rëndësishmja është lëpirja dhe qurravitja te kryetarit për një vend në listë të mbyllur. U bë mirë që u rrëzua herësi në Kushtetuese. Kjo falë ankesës sime.

Gjiknuri dhe Bylykbashi bën një Kod palaço zgjedhor. Bylykbashi duhej të ishte në listë të hapur. Palët ishin në konflikt interesi kur bënë Kodin, sa kohë që mendonin një vend për vete në lista”, tha Murrizi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular