HomePolitikeRama, vizitë ‘blic’ në strukturat e PS: Kamzën ne e përdorëm si...

Rama, vizitë ‘blic’ në strukturat e PS: Kamzën ne e përdorëm si shembull në Shkodër. Elisa është frymë fitoreje, nga Kamza në Shkodër, tani në Kavajë!

spot_img

Në një vizitë blic në Kamëz, për të takuar strukturat ekektorale socialiste, Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka shpjeguar edhe arsyen e lëvizjeve të Spiropalit dhe caktimin e saj drejtuese politike për zgjedhjet e 11 majit në Qarkun e Tiranës.

Turi i takimeve të kryeministrit Edi Rama me strukturat e PS-së për zgjedhjet e 11 majit 2025, ka vijuar të mërkurën në mbrëmje me shtabin electoral në Kamzë. Rama shoqërohej në këtë takim edhe nga bashkëdrejtuesja politike e Qarkut të Tiranës për PS-në, Elisa Spiropali.

Spiropali, fillimisht, ka prezantuar strukturat dhe ekipin me të cilin po punon në këtë zonë elektorale, ku ishte e pranishme edhe deputetja socialiste, Lindita Nikolla, si dhe kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli.

Rama, në fjalën e tij, vlerësoi transformimin e Kamzës nën drejtimin e kryebashkiakut Suli, duke nënvizuar se janë bërë goxha ndryshime në Kamzë, madje janë rritur edhe çmimet e apartamenteve nga rritja e kërkesav

“Ne i kemi të gjitha mundësitë që të jemi më mirë se në vitin 2021. Duam një shumicë solide për të vijuar procesin e negociatave pa luhatje. Dhe kjo teoria se “s’ka ndonjë problem” është çmenduri, pasi ka shumë problem. Sot reputacioni i vendit është në nivelin më të lartë që ka qenë ndonjëherë dhe ky është fakt. Kjo lidhet me qeverinë e cila ka reputacion shumë të mirë. Të gjitha institucionet që punojnë me ne na respektojnë maksimalisht, çka s’ka ndodhur ndonjëherë më parë.”, tha Rama.

Sipas tij, nuk mund të luhet me këtë fakt.

“Nuk ka kohë për rotacion, pasi rrezikojmë të humbim trenin. Ndërkohë, forcat që kemi përballë janë të njohura për të gjithë dhe janë të diskredituara fare. Të mendosh “bufin” që shfaqet si i pari jashtë kufirit të Shqipërisë është e paimagjinueshme për si e shohin të tjerët”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama, njëkohësisht edhe kryetar i PS-së, theksoi se socialistët kanë skuadrën më të mirë që ka pasur ndonjëherë.

“Kemi skuadrën më të re, pa diskutim. Është skuadra më e re në fushë. Ka shumë mundësi të zgjedhësh dhe shumica janë të rinj. Por, ka dhe eksperiencën brenda, që të tjerët nuk e kanë. Ato që thonë se janë parti të reja, shansin më të madh e kanë të nxjerrin dy-tri kokrra. Por çfarë do të bëjnë? Asgjë të re. Beteja është mes nesh dhe kënetës në fund të ditës. Duhet t’i japim një goditje shumë domethënëse dhe i kemi të gjitha mundësitë”, tha Rama.

Sipas tij, në këto zgjedhje do të fitohet edhe në Kavajë, duke vlerësuar me këtë rast edhe punën e bërë nga drejtuesja politike, Elisa Spiropali.

“Kamzën ne e përdorëm si shembull në Shkodër. Elisa këtë punë bën. Vjen, sjell frymën e suksesit. Dhe kur Elisa e merr suksesin shkon në një vend tjetër, çon frymën dhe thotë: “Siç e bëmë në Kamzë do të bëjmë edhe në Shkodër”. Dhe tani ka shkuar në Kavajë. Mbajeni mend çfarë po them tani. Do të fitojë edhe në Kavajë”, tha Rama.

“Këto punë nuk bëhen vetëm. Një nga gjërat kryesore që përcaktojnë suksesin e një lideri janë njerëzit që arrin të vendosë në punët që janë kyçe, por edhe vlerësimin që u bën njerëzve që janë në punët dytësore, etj., që duken si të parëndësishme. Por të gjitha bashkë krijojnë frymën, krijojnë skuadrën”, u shpreh Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular