HomePolitikeREAGIMI/Kandidati i Koalicionit Euroatlantik Durrës, Sami Osmani: Në panik nga humbja, shpikin...

REAGIMI/Kandidati i Koalicionit Euroatlantik Durrës, Sami Osmani: Në panik nga humbja, shpikin mbështetjen time për ta, kur unë jam vetë në garë

spot_img

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik në Durrës, Sami Osmani, ka reaguar ndaj thashethemeve që qarkullojnë në prag të fushatës zgjedhore. Në një postim, Osmani ka hedhur poshtë pretendimet e kundërshtarëve politikë se ai do të mbështesë kandidatët e PD-së, duke i quajtur ato “spekulime absurde” dhe një shenjë e qartë e panikut nga humbja e pritshme më 11 maj.

Kandidati i njohur për angazhimin e tij afatgjatë me demokratët e ndershëm në terren, e bën të qartë se është i vendosur të çojë përpara garën, me qëllimin për të sjellë ndryshimin që qytetarët presin prej vitesh.

Postimi:

Të nderuar banorë nga Durrësi, Shijaku dhe Kruja. Tani jemi në prag të nisjes zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 Majit, ethet i kanë zënë keq disa kandidatë opozitarë.
Me një temperaturë të lartë politike brenda vetes, kjo për shkak të humbjes së mbështetjes në terren, kandidatët e PD-së kanë nisur të trokasin dhe pse jo “shqyejnë” dyert e bashkëqytetarëve dhe në panik nga ajo çfarë i pret më 11 Maj, kanë nisur të përhapin thashetheme ndër tavolina se unë jam në mbështetje të tyre. Është ky një argument idiot sepse unë Sami Osmani as shitem as blihem dhe as kam ndërmend të iu ofrojë mbështetje time atyre që për 34 vite as FALEMINDERIT nuk më kanë thënë, për “thesin” e votave që kanë marrë fal punës sime dhe demokratëve të ndershëm në terren.
Duke ditur mbështetjen time tek qytetarët, impaktin që kam në terren si një njeri i fjalës së mbajtur, po përdorin këto metoda të dala boje, të pabesueshme nga askush dhe pa asnjë rezultat elektoral.
Garantoj çdo qytetari se koha ka treguar që Sami Osmani nuk tërhiqet nga beteja. Unë jam në këtë garë pikërisht për të korrigjuar edhe gabimet e mia, për të kthyer besimin te ju miq që u zhgënjyet këto 34 vite me mashtrime të tilla dhe njerëz që vinin në terren një herë në 4 vjet. Koha e tyre ka mbaruar. E vjetra po bie, e reja po ngrihet.
Me 11 Maj Voto nr.4,
Voto Koalicionin Euroatlantik
Voto Sami Osmanin.
Shqipëria Meriton Më Shumë.
Durrësi meriton më shumë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular