Kandidati për deputet në Qarkun Shkodër nga Koalicioni Euroatlantik, Naim Hasani, u bën thirrje qytetarëve dhe diasporës shqiptare të angazhohen për zgjedhjet e 11 majit. “Shqipëria ka nevojë për ndryshim, dhe atë do ta bëjmë bashkë”, thekson ai në mesazhin e tij.
Hasani i drejtohet posaçërisht votuesve nga Malësia e Madhe, Shkodra, Puka, Fushë-Arrëzi dhe Vau i Dejës, si dhe shqiptarëve që jetojnë në Britani dhe më gjerë. “Të vetëm nuk ia dalim dot. Të gjithë bashkë bëjmë ndryshimin për një Shqipëri demokratike dhe europiane,” nënvizon ai.
Duke përfaqësuar Koalicionin Euroatlantik, Hasani angazhohet për një politikë të ndershme, në shërbim të qytetarëve dhe me vizion për të ardhmen. “Votoni Koalicionin Euroatlantik, Votoni Numrin 4, Votoni Naim Hasani!”
Mesazhi i Kandidatit te Koalicionit Euroatlantik Naim Hasani: Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe atë do ta bëjmë realitet bashkë më 11 Maj.
Të nderuar miq. Të nderuar banorë nga Durrësi, Shijaku dhe Kruja. Kur jemi në prag të nisjes zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit, ethet i kanë zënë keq disa kandidatë opozitarë.
Me një temperaturë të lartë politike brenda vetes, kjo për shkak të humbjes së mbështetjes në terren, kandidatët e PD kanë nisur të trokasin dhe pse jo “shqyejnë” dyert e bashkëqytetarëve dhe në panik nga ajo çfarë i pret më 12 maj, kanë nisur të përhapin thashetheme ndër tavolina se unë jam në mbështetje të tyre. Është ky një argument idiot sepse unë Sami Osmani as shitem as blihem dhe as kam ndërmend të iu ofrojë mbështetje time atyre që për 34 vite as FALEMINDERIT nuk më kanë thënë, për “thesin” e votave që kanë marrë fal punës sime dhe demokratëve të ndershëm në terren.
Duke ditur mbështetjen time tek qytetarët, impaktin që kam në terren si një njeri i fjalës së mbajtur, po përdoren këto metoda të dala boje, të pabesueshme nga askush dhe pa asnjë rezultat elektoral.
Garantoj çdo qytetar se koha ka treguar që Sami Osmani nuk tërhiqet nga beteja. Unë jam në këtë garë pikërisht për të korrigjuar edhe gabimet e mia, për të kthyer besimin te ju miq që u zhgënjyet këto 34 vite me mashtrime të tilla dhe njerëz që vinin në terren një herë në 4 vjet. Koha e tyre ka mbaruar. E vjetra po bie, e reja po ngrihet.
Voto nr.4, Voto Koalicionin Euroatlantik, Voto Sami Osmanin. Shqipëria Meriton Më Shumë.