Në një foto që po qarkullon në rrjet shihet kandidatja e PS Julinda Dhame dhe kandidatja e PD, aktorja Julia Ilirjani së bashku në një foto. Dhe pse mes dy kampeve duhet të kishte rivalitet, duket se paqja po dominon mes PS dhe PD. Këtë postim e ka bërë gazetari Bledi Mane në profilin e tij, por nuk dihet se në çfarë rrethanash është bërë kjo foto që vjen në kulmin e fushatës. Të dyja kandidatet janë pjesë e listës së hapur nga PS dhe PD.
