Një shpërndarës picash ka përfunduar në spital i lënduar këtë mbrëmje në Lushnje.
Aksidenti ka ndodhur në bulevardin e palmave ku një shpërndarës picash ishte duke kaluar në bulevard me motor, ndërsa mjeti tip Ford po dilte nga një parking.
Duke pasur shikimin e kufizuar dhe duke lëvizur mbrapsht, drejtuesi i mjetit tip Ford nuk e ka vënë re motoçiklistin.

Nga përplasja është lënduar drejtuesi i motorit, një i ri rreth 30 vjeç dhe është dërguar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Policia në vendngjarje ka disiplinuar trafikun në këtë pjesë shumë të frekuentuar të qytetit ndërsa grupi hetimor po dokumenton ngjarjen.
Është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit tip Ford për të sqaruar rrethanat nën të cilat ndodhi aksidenti