Një autobus i linjës së “Unazës së Re” është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Tiranë. Në momentin kur autobusi është përfshirë nga flakët ka qenë i mbushur me pasagjerë të cilët në panik kanë dalë me shpejtësi.
Ngjarja ka ndodhur pranë godinës së Ministrisë së Jashtme. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që përfshinë autobusin.