HomePolitikeTakimi me mjekë, farmacistë dhe studentë të mjekësisë, Basha: “Paraja ndjek pacientin”...

Takimi me mjekë, farmacistë dhe studentë të mjekësisë, Basha: “Paraja ndjek pacientin” dhe lufta kundër mafies së barnave thelbësore në programin e Koalicionit Euroatlantik

spot_img

Takimi me mjekë, farmacistë dhe studentë të mjekësisë, Basha: “Paraja ndjek pacientin” dhe lufta kundër mafies së barnave thelbësore në programin e Koalicionit Euroatlantik

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, së bashku me kandidatët për deputetë, Gazment Koduzi dhe Diana Toma, biseduam me mjekë, farmacistë dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë mbi planin tonë për shëndetësinë.

Basha tha se fondet për shëndetësinë njësoj si fondet e tjera, në 12 vite janë vjedhur nga shokët e Ramës tek 7×7-313, aty ku ka edhe Ilir Beqajn.

“Të vjedhësh fonde të cilat shkojnë për të shpëtuar jetë, foshnjesh, prindërish, të moshuarish, ky është pastaj në kufij me krimin kundër njerëzimit. Është pse e ke o Rame Ilir Beqajn tek 313-ta? Ti premtove shëndetësi falas, ti ke Ilir Beqajn tek 313-ta. Pse? Sepse i gjithë shëndetësor është përdorur nga fillimi deri në fund vetëm për të pasuruar shokët e kryeministrit. Dhe thënë me fjalë të tjera, o do pasurosh shokët e e kryeministrit, ose do bësh reforma në shëndetësi. O do pasurosh shokët dhe se kam fjalën vetëm për ministrat, e kam fjalën edhe për oligarkët e shëndetësisë, e kam fjalën edhe për mafien e barnave, ose do i shërbesh pacientit ose familjarit të pacientit në Shqipëri, të dyja bashkë nuk qëndrojnë” – tha ai.

Basha më tej tha se paratë që sot vilen me koncesione, ilaçe të cilesisë së dobet do tu kthehen qytetarëve në sherbime sipas nevojës dhe jo sipas xhepit. Ai tha se programi i Koalicioni Euroatlantik parashikon, karta e sigurimit shëndetësor që çdo qytetar do të ketë akses në shërbime shëndetësore publike ose private pa pagesa shtesë; rimbursim bazuar në diagnozë, luftë kundër barnave jocilësore dhe mafies së ilaçeve, dhe menaxhimi i duhur i tyre.

“Ne e nisëm këtë rrugëtim me objektiv të qartë, që ta ndalim përthirhjen e këtyre fondeve nga shokët e Edi Ramës, në radhë të parë duke i çuar ata para drejtësisë që të japin llogari për vepra të rënda penale që është abuzimi me fondet publike dhe vepra kriminale siç është abuzimi me fondet e shëndetësisë dhe së dyti duke i ridrejtuar këto fonde në ato politika për të cilat jemi zotar me programin tonë: Parimi “Paraja ndjek pacientin” dhe lufta kundër mafies së barnave janë thelbësore për një sistem të drejtë:
Karta e sigurimit shëndetësor – çdo qytetar do të ketë akses në shërbime shëndetësore publike ose private pa pagesa shtesë;
Rimbursim bazuar në diagnozë, duke garantuar që asnjë qytetar të mos mbetet pa mjekim;
Luftë kundër barnave jocilësore dhe mafies së ilaçeve, duke ndaluar importin nga origjina të pasigurta;
Mjeku do të shkojë te pacienti në zonat ku mungojnë shërbimet bazë.
Dhe e fundit jo e parëndësishme, menaxhimi i tyre. Sepse vazhdimi me menaxhimin e centralizuar të stilit komunist është një recetë për katastrofë” – tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular