HomeKronikeE rëndë në familjen shqiptare/Burri v*et gruan dhe i vë flakën shtëpisë...

E rëndë në familjen shqiptare/Burri v*et gruan dhe i vë flakën shtëpisë në Zvicër, gjendet i vdekur nga zjarrfikësit, lënë pas 4 fëmijë

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Zvicër. 42-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij 38-vjeçare në Zvicër. Më pas, ai i ka vënë flakën shtëpisë dhe nga forcat zjarrfikëse është gjetur dhe pa shenja jete.

Autori i dyshuar Ramiz Berisha nga komuna e Malishevës, kishte një të kaluar problematike me bashkëshorten e tij, ku gruaja kishte ngritur më parë padi për dhunë në familje ndaj tij.

42-vjeçari, sapo kishte dalë nga burgu pas një dënimi për shkak të kësaj akuze, vetëm pak kohë para se të kryhej krimi tragjik.

Çifti Berisha, kishin katër fëmijë të mitur dhe jetonin në fshatin Epagny të Zvicrës.

Gjatë incidentit, krahas armës së zjarrit, dyshohet se autori ka përdorur edhe një granatë. Ky detaj rrit dyshimet se ngjarja ka qenë e mirëplanifikuar dhe e përgatitur.

Zjarri që shkatërroi shtëpinë ku u gjetën trupat e viktimave, ishte ndezur qëllimisht nga vetë autori i dyshuar Ramiz Berisha, pas aktit të vrasjes së bashkëshortes.

Fatmirësisht, katër fëmijët e mitur nuk kanë qenë aty kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular