HomeKryesorePS çel zyrtarisht fushatën për zgjedhjet/Këngë e valle në Sheshin “Skënderbej”, mban...

PS çel zyrtarisht fushatën për zgjedhjet/Këngë e valle në Sheshin “Skënderbej”, mban fjalën secili drejtues politik

spot_img

Partia Socialiste çel zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 majit, me një tubim të madh në Sheshin ‘Skënderbej”.

Mitingu ka nisur me këngë e valle nga grupe kërcimtarësh dhe artistësh të cilët u binin daulleve, ndërsa kryeministri Edi Rama ka mbërritur i veshur sportiv.

Ngjarja mbart një simbolikë të veçantë, pasi është organizuar në datën 12 prill, duke reflektuar numrin 12 – një referencë ndaj 12 yjeve në flamurin e Bashkimit Europian.

“12 prill nga 12 qarqe, rreth 12 yjeve të Europës, në orën 12:00, familja jonë e madhe politike mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv ‘Shqipëria 2030 në BE’”, shkroi më parë Rama.

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet fokusi kryesor i kësaj fushate. Kryesocialisti Rama pritet të mbajë fjalimin kryesor gjatë tubimit, ku do të theksojë objektivin për një fitore bindëse dhe jo thjesht një fitore numerike.

Një ditë më parë, Rama organizoi një takim me gratë socialiste në Teatrin e Operas dhe Baletit, një aktivitet që zgjati mbi dy orë.

Gjatë fjalimit të tij, ai vuri në pah rolin thelbësor të grave në strukturën e Partisë Socialiste dhe në rezultatin elektoral, duke u shprehur se vota e tyre do të jetë vendimtare.

Ai gjithashtu deklaroi se beson fort që në të ardhmen Shqipëria do të ketë një kryeministre grua – dhe sipas tij, ajo do të vijë nga radhët e socialistëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular