HomeKronikeQëlloi me armë në drejtim të banesës së dy vëllezërve në Domje,...

Qëlloi me armë në drejtim të banesës së dy vëllezërve në Domje, arrestohet 30-vjeçari me precedent në krimet kundër jetës

spot_img

Policia ka vendosur në pranga një 30-vjeçar pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së dy vëllezërve, Erjon dhe Blerim Allmeta, ngjarje  e ndodhur në tetor 2023.

Ndaj 30-vjeçarit Adriatik Cena, banues në Vorë, rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me 28-vjeçarin Luan Lame, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së 2 vëllezërve në Domje.

Gjithashtu tre të rinjtë Luan Lame, Blerim Allmeta, dhe Adriatik Cena, janë konfliktuar edhe në shtator 2021 ku sherri mes tyre ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se si pasojë e konfliktit, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës nga njëri prej shtetasve të lartpërmendur është plagosur me armë zjarri shtetasi R. S., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar nga përdorimi i armës së zjarrit”, deklaroi policia në atë kohë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Over”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kapet dhe ndalohet një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim.

30-vjeçari me precedent të mëparshëm penale në krimet kundër jetës/armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra nga inteligjenca policore dhe pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe ndaluan në kuadër të operacionit policor “Over” shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:

A. C., 30 vjeç, banues në Vorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin L. L., në tetor të 2023, në Domje, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së 2 shtetasve(vëllezër).

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular