Nën moton ‘Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS’, socialistët çelin zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit në sheshin “Skënderbej”. Në mes të skenës janë vendosur edhe 12 yje të cilët përfaqësojnë edhe 12 qarqet e vendit, në secilin prej tyre do të qëndrojë drejtuesit i qarkut së bashkë me kandidatët për deputetë të PS. Pas përshëndetjes së shkurtër të 12 drejtuesve të qarqeve politike, fjalën e ka marrë kryesocialistit Edi Rama.
Në hapjen e fushatës, pasi u prezantuan të gjitha ekipet, Rama kishte rezervuar një ‘surprizë’. Në skenë u ngjit me reperin Noizy, i cili zbuloi edhe këngën që do të shoqërojë PS gjatë fushatës, kushtuar Bashkimit Europian.
“Duke qenë se të gjitha qarqet sollën një syurprizë, uë kam sjellë surprizë një çun problematik të cilit i kërkova të vijë para jush edhe nga ky shesh të flasë sicc ai di të flasë përmes fjalësh e tingujsh dhe e ftoj të vijë këtu. Para disa ditësh isha në studion e tij dhe dëgjova një këngë të re. I thash hajde se unë do të ngel vetëm me zërin tim kur të gjithë vijnë me këngë e valle”, tha ai.