Një incident i rende ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP. Përpara daljes së tij nga shtëpia pas eliminimit nga vota e publikut, Jozi ofendoi dhe goditi fizikisht Gjestin. Menjëherë pas incidentit, produksioni i Big Brother ka lajmëruar Policinë e Shtetit, e cila ka ndërhyrë duke shoqëruar Jozin, i cili u ndalua menjëherë nga banorët e tjerë. Pas daljes së tij, Big Brother njoftoi menjëherë policinë, e cila bëri menjëherë të mundur shoqërimin e Jozef Markut për në rajon. Nga ana tjetër, u njoftua se gjendja shëndetësore e Gjestit është e stabilizuar.