HomeSocialeGjithçka nisi nga nepsi i një gruaje shtatzënë! Historia e krijimi të...

Gjithçka nisi nga nepsi i një gruaje shtatzënë! Historia e krijimi të çokollatës së Dubait

spot_img

Çokollata e Dubait, e cila virale në TikTok, është frymëzuar nga ëmbëlsira arabe Knafeh. Ajo kombinon shijet e çokollatës, fëstëkut dhe tahinit me koren e filos dhe tashmë shitet kudo, në markete dhe pastiçeri.

Knafeh
Knafeh

Megjithatë, të gjitha çokollatat e Dubait nuk janë asgjë më shumë se kopje. Ndonjëherë, kopje të këqija të origjinalit.

Origjinali, i njohur Can’t Get Knafeh of It, nga FIX Chocolatier, shitet ekskluzivisht në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Cokollata e Dubait
Cokollata e Dubait

Ajo u bë aq e njohur në mediat sociale sa që tani shitet shumë shpejt, ndonjëherë brenda pak minutash.

Yezen Alani, i cili themeloi FIX me gruan e tij Sarah Hamouda, tha për BBC se vëmendja globale që ka marrë Dubai Chocolate është e madhe, por në të njëjtën kohë, e ka bërë edhe atë të ndihet i përulur.

Çokollata më e famshme në botë filloi me dëshirat e çuditshme të një gruaje shtatzënë. Kur ishte shtatzënë me fëmijën e tyre, në vitin 2021, Hamouda kishte neps për këto shije. Çifti filloi të shesë çokollatën një vit më vonë, duke drejtuar biznesin e tyre së bashku me punët e tyre të zakonshme.

“Sarah dhe unë u rritëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe u transferuam në Dubai 10 vjet më parë, kështu që ne kemi rrënjë perëndimore dhe arabe. Ne donim të krijonim shije të frymëzuara nga kjo”, thotë Alani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular