HomePolitikeHidheni në koshin e plehrave këtë politikë të mbrapshtë 34-vjeçare

Hidheni në koshin e plehrave këtë politikë të mbrapshtë 34-vjeçare

spot_img

Nga Orsela Aga
E ndërsa politika po zien në çdo cep të Shqipërisë me premtime, lutje e përgjërime përmes zërave melodioz e fytyrave nën maskën e shpëtimtarëve, problemet social-ekonomike për shqiptarët po gllabërojnë çdo hallkë të sistemit shoqëror në vend. Politika e vjetër po vërshon si gjithmonë në shtratin e saj të propagandës bajate, me akuza të ndërsjellta pa programe dhe ide. Luftë për fronin dhe jo paqe për integrimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Sa kaq, populli mbetet në mëshirën e kontrabandistëve ushqimorë me shpresën se ushqimet e blera për të jetuar nuk do ti mbysin edhe kësaj rradhe. Të nderuar miq, siguria ushqimore është një këmbanë alarmi për jetën e shqiptarëve sot. Asnjë kontroll, asnjë reagim, asnjë ndëshkim për 34 vite tranzicion. Vetëm para nën dorë nga taksa mbledhësit e qeverisë, e të shpëtojë kush të shpëtojë. Çdo tre muaj futen kontenierë me mallra ushqimorë të kontaminuar me helme e pesticide dhe të skaduar. Jemi kthyer në magazinë helmesh për tregun e kontrabandistëve, ku përveç rrezikut për jetën e qytetarëve është edhe një turp për të gjithë ne si Komb që lejojmë të futen mallra të helmuar e skaduar, që as në vendet e botës së tretë nuk ndodhin sistematikisht. Vetëm këtë vit jemi përballur me fakte alarmante, derisa dhe agrumet, si mandarina, u futen në tregun shqiptar të ngjyrosura me bojë dhe kimikate shumë të dëmshme për jetën e konsumatorit. Asnjë reagim ligjor, vetëm si lajm mediatik. Ja priti mishi i pulës Braziliane i kontaminuar me salmonelë. Pasi u konsumua mirë e mirë nga konsumatori i doli lajmi. Për të mos lënë tregun bosh, kontrabandistët u kujdesën për futjen e makaronave me mizë si në kohën e Nemses, me salçiçet e kontaminuara dhe mishin e fast food-eve që veç Zoti e di se çfarë mishi kanë brenda e sa muaj qëndrojnë nëpër kontenierë në xhirot oqeanike, pa origjinë e pa fletë-përshkrimi malli. Tani jemi në pritje të kontenierëve të tjerë vrasës dhe reagimit tonë imunitarë ndaj helmeve shoqëruar me lutjen , Zot na shpëto ! Qytetarët presin reagimin Institucional. Ata pyesin natyrshëm, a ka përgjegjshmëri njerëzore në këtë vend, çfarë po ndodh ? Si ka mundësi që për një vend pune inspektorët e AKU-së bëhen kriminelë ? A kaq pak vlerë ka jeta në këtë vend ? Sapo mbaron një skandal, plas tjetri. Sapo shkarkohet një kontenier me ushqime të kontaminuara, tjetrit i është prerë leja e hyrjes. Ku po shkojmë kështu? Prap duhet të durojmë këta që jeta e popullit u intereson vetëm për ti votuar? Deri kur duhet të jetojmë nën frikën e helmimit nga shporta e ushqimeve që blejmë çdo ditë?Të dashur miq, kjo situatë emergjence kombëtare për sigurinë ushqimore duhet të marrë fund. Me 11 Maj, Ne vendosim për ndryshimin e këtij realiteti të hidhur. Kontrolli mbi sigurinë ushqimore është misioni ynë për mbrojtjen e jetës dhe detyrim ligjor ndaj shoqërisë. Kjo siguri është një fenomen multifaktorial për çdo shoqëri. Aty zë fill ndjenja e përgjegjshmërisë politike, sociale dhe njerëzore. Aty vihen përballë e mira me të keqen. Ligjshmëria me paligjshmërinë. Drejtësia me korrupsionin. Ndaj ju ftoj të bëheni gjyqtarë të politikanëve të vjetër dhe pengmarrësve të fateve tona për 34 vite. Gjykoni me gjakftohtësi në atë dhomën e fshehtë të votimit me 11 Maj. Hidheni në koshin e plehrave këtë politikë të mbrapshtë 34-vjeçare. Me 11 Maj,Ti vendos🗳 Ti gjykon dhe merr vendimin, por jo më për këta gjakprishur. Por vendos për veten tënde, familjen, të ardhmen. Sepse ti meriton më shumë. Ne meritojmë më shumë. Shqipëria meriton më shumë. Të gjithë meritojmë një realitet tjetër.

Voto për shëndetin !

Voto për veten tënde !

Voto për familjen tënde !

Voto nr.4 Koalicionin Euroatlantik !

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular