Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit ka shkuar me ulje-ngritje gjatë periudhës që banorja është rifutur sërish në shtëpi.
Në gjysmëfinale, ata folën për këtë raport, duke komentuar situatat që kanë pasur me njëri-tjetrin.
“Kur kam ardhur në fillim kam bërë një deklaratë që nuk doja të kisha një luftë me të. Kemi patur ato shkëmbimet tona, deri diku të ashpra që i kam thënë javën e parë. Pas asaj darke, kemi lënë një dakordësi me njëri-tjetrin që duam t’ia kalojmë mirë me njëri-tjetrin e mos të bëjmë luftë. Këtë jam përpjekur të bëj. Nuk jam pro dënimit, nuk kam qenë asnjëherë dhe të njëjtën gjë zgjodha të bëja këtu brenda. Dashje pa dashje, e kam gjetur veten me Gjestin që ka dashur të qëndrojë gjithmonë afër meje.
Nuk më bën ndonjë diferencë nëse ai donte të largohej ose të më rrinte afër. Jam e qetë sepse nuk ka asnjë mungesë koherence. E vetmja mungesë koherence është ai premtimi me veten time, që me këtë djalin, në këtë hapësirë, nuk mund të ketë një gjë tjetër. Pas asaj darke, kam parë një Gjest ndryshe, por pak të luhatur.
Gjestin e tremb serioziteti im. E gjen veten përpara meje si një djalë që ka një natyrë tjetër nga e ime. Unë jam një njeri që planifikoj diçka dhe për nesër, që dua t’i planifikoj gjërat në avancë. Kjo është pak ai konfuziteti që kemi me njëri-tjetrin. Një ndryshim, por një dëshirë për të qëndruar afër”, u shpreh Egli.
Nga ana e tij, Gjesti e cilësoi këtë marrëdhënie si mjaft të bukur, por me diçka që i pengon. Gjithsesi, ai shtoi se në këto ditë, kanë dashur vetëm t’ia kalojnë bukur.
“E kemi falur njëri-tjetrin. E di që më beson. Për sa kohë u kthye te unë dhe unë te kjo, por ka diçka që na pengon. Këto ditë të fundit po i shijojmë deri në fund. Unë i kam shpjeguar shumë mirë. E kam kuptuar dhe Eglin”, tha Gjesti.
E pyetur nga Arbër Hajdari për emrin që do i vinin kësaj marrëdhënie, Egli u shpreh se ata janë çift.
“Jemi çift. Në momentin që u puthëm në buzë… Me shokun nuk puthem”, u përgjigj Egli.