HomeLifestyle“Mami të do”- Humbi fëmijën me Olsi Bylykun? “Shpërthejnë” familjarët e Eglit...

“Mami të do”- Humbi fëmijën me Olsi Bylykun? “Shpërthejnë” familjarët e Eglit Takos, si qëndron e vërteta

spot_img

Së fundmi, një thashetheme ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohet se këngëtarja Egli Tako ka humbur një fëmijë gjatë lidhjes së saj me aktorin Olsi Bylyku. Ky pretendim mori vëmendje të madhe pas një InstaStory që Egli pretendohej se kishte postuar dy vite më parë, ku fliste për një moment shumë të dhimbshëm emocionalisht.

Në këtë postim, i cili u tha se ishte postuar kohë më parë nga Egli, shkruhej: “Ky ishte vendi ku ti mbroheshe, flije dhe ku pushove në paqe! Vendosa të të mbaj këtu përgjithmonë, ta mbaj këtë vend mbushur me ty, njësoj si zemrën time! Till we meet each other again snow. Mami të do!

Pas përhapjes së këtij lajmi, familjarët që janë edhe menaxhuesit e profilit të saj në Instagram, kanë reaguar duke mohuar këto pretendime, të cilat i kanë cilësuar si të pavërteta. Në një reagim të ashpër, familjarët e këngëtares shkruajnë: “Lat nam. Zotin ju kemi lënë se ju qenkeni fundi, s’ka më keq!”

-900-0-1744375926x640-0-640-0-capturepng-1744306406-1744352297-972

Olsi Bylyku dhe Egli Tako kanë qenë në vëmendje të medias rozë së fundmi. Një këngë e publikuar nga aktori i njohur bëri që rrjeti të shpërthejë akoma më shume duke pretenduar se projekti është një dedikim për Eglin, pasi teksti përshtatet me një periudhë dramatike që ajo po kalon. Mirëpo vetë Olsi ka sqaruar njëherë e mirë situatën teksa ka dhënë një intervistë.

olsi bylyku egli tako4

Ai është shprehur se gëzon respekt për ish-partneren e tij, mirëpo nuk ka nguruar të falënderojë edhe partneren e tij aktuale, Denada Lura e cila po përballon gjithë këtë zhurmë teksa shprehet: “Përtej opinion tim për ish-partneren time, përtej opinionit tim për situatën, në fakt, ajo që më ka shqetësuar është që nuk ka pasur një koment për një partnere që unë kam në shtëpi dhe që i duron të gjitha këto gjërat. Që, në fakt, unë tek kjo intervista gjej rastin ta falënderoj për herë të parë. Se gjithmonë kemi ndaluar tek ajo historia ime që në fakt e kam pasur 19-vjeç dhe kam shumë respekt dhe mirënjohje për atë gocën absolute, dhe i uroj fitoren aty ku është”,– u shpreh ai.

olsi bylyku egli tako2

Përsa i përket Eglit, Olsi është shprehur se është shumë mirënjohës për periudhën 5- vjeçare që ata kanë kaluar së bashku duke shtuar se e vlerëson atë për vajzën që është.

“Unë e vlerësoj shumë për gjithë fjalët që ka thënë për mua, se sigurisht kemi pasur një marrëdhënie 5- vjeçare. Një marrëdhënie si çdo marrëdhënie tjetër që ka pasur dhe respekt ka pasur debatin, ka pasur dhe kënaqësinë. Ka qenë periudhë shumë e bukur dhe jam shumë mirënjohës, kam bërë dhe dy projekte që janë shumë të suksesshme. I uroj suksese sepse është gocë me ego shumë të madhe dhe ambicie shumë të madhe”,– tha Olsi Bylyku për Andale.

olsi bylyku
olsi-bylyku-denada-lura
olsi bylyku egli tako5
olsi bylyku egli tako
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular