“Big Brother Radio” erdhi në valët e radios më të dëgjuar Top Albania Radio, për herë të fundit për këtë edicion.
Ku katër finalistët u gjendën para dy moderatoreve shumë të talentuara Elona Duro dhe Jonida Aliçkollit.
Në pjesën e fundit të emisionit, biseda u zhvillua mes Elonës dhe Gjesti, ku banori shprehu ndjenjat e tij për Eglin, një mori mendimesh dhe emocionesh të kaluara brenda në shtëpi. Si dhe nuk ka lënë pa përmendur momentin e tij më të vështirë:
Më e rënda është prej izolimit, prej ditëve brenda dhe ngarkesës së madhe dhe ngjarjes me Eglin që ka ndodh, nuk kam qenë i lumtur, se unë kam pas gisht aty. Pas daljes së Eglit kam qenë i ngarkuar, e humba shikimin, nuk mund të shihja dhe nuk mund të flisja… çdo gjë më dukej e ngadaltë.
Aty kam dashur të dorëzohesha… Kur nuk jam dorëzuar në atë moment, e di që nuk dorëzohem kurrë
Elona: A ndihesh i lumtur që e ke superuar dhe ke ditur të ri-ngrihesh?
Gjesti: Shumë i lumtur, jam krenarë që kam treguar Besartin e vërtetë, ndoshta as familja ike nuk e ka ditur. Më vjen mirë që i kam treguar publikut anën time, si nervoz, si i zemëruar, si i gëzuar, të gjitha.
I kam dhënë gjithçka kësaj shtëpie besoj, me shumë mund… arrita në finale dhe pse erdhi me gjëra që nuk duhet të ndodhnin/ TAR