Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi.
Katër finalistët e përzgjedhur nga publiku janë Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako të cilët po kalojnë së bashku ditët e fundit në shtëpinë më të ndjekur në vend.
Mëngjesi i sotëm nisi plot qetësi dhe momente relaksuese teksa banorët po kërcenin dhe shijonin ritmet e muzikës së përzgjedhur në Top Albania Radio.
Këto momente qetësie shpejt u kthyen në gëzim dhe me shumë emocione të forta pasi Gjesti doli nga dhoma e rrëfimit me një Zarf të Bardhë ku ai dukej shumë i lumtur.
Përmbajtja e zarfit i dhuroi buzëqeshje të katër banorëve pasi, duket se, Gjesti i kishte bërë një kërkesë Vëllait të Madh që të zhvillohej një dasmë mes tij dhe Eglit.