HomeKryesoreXhaketat e vjetra të politikës i kanë borxh Shkodrës dhe duhen ndëshkuar...

Xhaketat e vjetra të politikës i kanë borxh Shkodrës dhe duhen ndëshkuar nga vota qytetare. Jo politikës mashtruese dhe spektakëlit elektoral

spot_img

Nga Naim Hasani

Zgjedhjet e 11 majit janë të një rëndësie të veçantë për Shqipërinë, për të ardhmen e çdo shqiptari, e për pasojë dhe të çdo bashkëqytetarit tim nga Malësia e Madhe, Shkodra, Vau i Dejës, Puka dhe Fushë-Arrësi.

Votuesi i Qarkut Shkodër kryesisht ka qenë votues i së djathtës prej rënies së diktaturës duke besuar në kauzat e politikanëve që i kanë përfaqësuar ata, të bindur që komunizmi nuk kishte vend më në këtë zonë me histori, kulturë dhe traditë në vend.

Nuk ka moment më të mirë që secili qytetar të bëj një bilanc të arritjeve të tij personale, familjare, por dhe të asaj çfarë komuniteti ku ka lindur dhe është rritur ka përfituar nga qeverisja e majtë dhe veçanërisht e djathtë në këto 34 vite duke qenë së e ka votuar në shumicë.

Është ky momenti, është kjo koha për të gjykuar dhe vënë metrin secilit politikan që ka trokitur në dyert e tyre për t’i kërkuar sërish votën me premtimin e ripërsëritur se jeta e tyre do të ndryshojë.

Secili të pyes veten: A i kanë mbajtur të zgjedhurit e tyre premtimet e dhëna?! E kush më mirë se ju vëllezër dhe motra është dëshmitarë të asaj që është premtuar dhe realizuar.

A e kanë justifikuar besimin e dhënë në mënyrë sistematike pas çdo jargavitje dhe trokitje në dyert tuaja me përbetimin se nga hera në herë do të korrigjonin, por kurrë nuk mundën të bëjnë atë që ju keni kërkuar!

Së ku iu pikon çatia e dini më mirë ju, nuk keni nevojë për leksionet tona, por ama kësaj here nevojitet të bëni një dallim të madh mes atyre që iu kanë gënjyer për 3 dekada e gjysëm, që me paturpësinë më të madhe, e si të pafytyrë që janë vijnë sërish për të iu kërkuar t’i nusëroni duke iu shitur si e ardhme e sigurt, kur për ju ata janë shalqinjve me provë.

Shkodra ka ditur të reagojë ku është mashtruar. Ka ditur t’i tregojë vendin çdo regjimi dhe jo një qeverisje halabake apo disa ofiqarëve të rënë nga karriget dhe vajtojnë nën këmbët tuaja të iu rikthen privilegjet me përbetimet se Shqipëria do të ishte lule me ta.

Që të dyja palët ju kanë premtuar mrekullitë, për t’i realizuar, i kanë patur mundësitë duke qenë se kanë provuar të jenë në pushtet e sërish vijnë tek me të njëjtin refren: “Me ne Shqipëria do të jetë e zhvilluar”!

Po pse vëllezër dhe motra nuk e kanë bërë deri më sot. Çfarë kanë pritur për ta patur sot këtë vend të begatë, të sigurt dhe pjesë të familjes së madhe europiane?!

Vëllezër dhe motra të Malësisë, Shkodrës, Vaut Dejës, Pukës dhe Fushë-Arrësit. Para se të hidhni votën në kuti shini rreth e rrotull sa investime publike dhe private kanë sjell në zonat tuaja?

Sa ishit në fillim të viteve ’90 si popullësi dhe sa kanë ikur ndër vite nga votrat tuaja? Shihni se sa varfëri keni përreth, apo dhe njerëz që mezi mbyllim muajin megjithëse edhe rraskapiten duke punuar gjithë ditën.

Pyeteni veten: Sa keni patur mbështetjen e shtetit në bujqësi, blegtori. Sa shkolla janë mbyllur? Nuk ka nevojë për politikë të madhe, hapni frigoriferët dhe shihni çfarë keni brenda në to, dilni tek dyqani i lagjes dhe pyetni sa shiste dikur dhe sa sot.

Shihni në zona sa tufa bagëtish ka në male sot dhe sa ka patur ndër vite. Është kjo matematika më e mirë elektorale, është ky metri me të cilin ju duhet të matni secilin nga ne që do të vijmë në shtëpitë tuaja për të iu kërkuar votën.

Por mes nesh që iu kërkojmë besimin ka një ndryshim. Disa iu kanë gënjyer, ne kërkojmë që të vini na vini privo bazuar mbi integritetin personal të secilit.

Politika e xhaketave të vjetra i ka borxh Shkodrës, veçmas qeverisja e Partisë Demokratike. Kanë qenë dy herë në pushtet në qeverisje qendrore dhe kanë drejtuar Bashkinë në 90% të viteve postdiktaturë dhe në shkallë qarku investimet kanë qenë të vogla krahasuar me mbështetjen e madhe që i është dhënë këtij formacioni politik.

Kanë tentuar me luajtur me tezën e antikomunizmit, nga drejtues me prejardhje komuniste në PD, por edhe kjo tezë nuk mund të ec pa fund, por bilancin për ta bërë Shkodrën “nuse” me investime e kanë negativ.

Shqipëria është në udhëkryqin më të vështirë në historinë e saj, ku politika 34 vjeçare ju braktisi, ju nëpërkëmbi, ju vodhi dhe detyroi më qindra mijëra shqiptarë të largohen nga sytë këmbët duke braktisur vatrat, duke ju ndarë për së gjalli nga prindërit tuaj, motrat, vëllezërit, bijtë e bijat tuaja më të mirë.

Malësia është braktisur, Shkodra është plakur, Shqipëria është boshatisur dhe nëse nuk do reagojmë sot nuk do të ketë më shpresë për një ndryshim. Unë besoj tek mundi dhe djersa, urtësia dhe burrnia e çdo malësori, Shkodrani e çdo shqiptari që nuk duron dot më këta liderë, që jua kanë neveritur t’i shikoni edhe në televizion e jo me t’i takoni e tu jepni votën tuaj.

Çdo votë për ta, është shkatërrim për Atdheun tonë që Shqipëria të bëhet edhe zyrtarisht një shtet i dështuar!

Apeli im për çdo bashkëqytetar timin të Qarkut Shkodër është që dita e gjykimit jo vetëm e këtij mandati ndaj Rilindjes, por e 34 viteve të tranzicionit është 11 Maji 2025.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular