Deputeti socialist Vullnet Sinaj ka hedhur edhe njëherë poshtë akuzat e opozitës, se ka përfituar para nga buxheti i shtetit, përmes tenderave dhe se mandati i tij është në konflikt interesi.
Sinaj tha në News24 se ai kurrë nuk ka marrë pjesë në tenderime që janë zhvilluar, sepse forma e tij e biznesit fiton nga qarkullimi i shpejt i parasë.
Sinaj: Nuk e prisja kurrë të kisha një akuzë të tillë sepse edhe kur nuk kam qenë deputet nuk kam marrë pjesë ne tenderime që janë zhvilluar sepse vetë forma e biznesit që unë kisha, nga mungesa e vonesës që bëhej pagesa e tenderimit, nuk më interesonte.
Unë kam një biznes që fiton nga qarkullimi i shpejt i parasë, jo nga një tenderim. Kjo ka qenë arsyeja pse s’kam marrë kurrë pjesë, jo më kur të isha deputet. I mora të gjitha masat që në fillim, pa filluar fushata. Sa më doli emri për deputet, hoqa dorë nga administrata e biznesit tim dhe i kalova kuotat e mia pasive. Ia kalova personit të besuar.