Kryeministri Edi Rama, duke komentuar deklaratat e drejtuesit politik të fushatës së PD-së, Chris LaCivita, tha se “edhe Latifi kishte thënë për non gratën nuk e di çfarë të them, a do hiqet a s’do hiqet.”
Në rubrikën Sy m’sy, Rama ngre pikëpyetje për shumë e parave që opozita ka paguar për konsulencën e tij dhe ku i gjejnë paratë.
“E keni parë sa e paguan Latifin? Ku i gjejnë xhamën?!”, pyet kreu i qeverisë.
Rama: Më thanë që edhe Latifi kishte thënë për non gratën nuk e di çfarë të them, a do hiqet a s’do hiqet. Unë non gratën e kam konsideruar trup të madh. Sikur mos të kishte ndodhur do kishte qenë 100 herë më mirë. Kjo historia që do hiqej në janar dhe mars, hiqet në prill, ta shohim. Por mos më qani hallin mua.
Pashë që kishin dalë këta që jepnin lejë nga paratë e kënetës. Këneta ka para. E keni parë sa e paguan Latifin? Ku i gjejnë xhamën?! E keni parë Latifin. Kam parë se ka dalë këneta me para se kishin kapur një zhapik andej nga Lushnja a Divjaka që jepte para për votën. Askush mis ta bëjë këtë gabim se është krim që ndëshkohet rëndë. Dhe nuk ia vlen fare.