HomePolitike“Madhështorët dhe qumështorët po duan të na bindin se deti bëhet kos”,...

“Madhështorët dhe qumështorët po duan të na bindin se deti bëhet kos”, Spiropali nga Kamza: E kemi transformuar këtë bashki për ju!  

spot_img

Kreu i qeverisë Edi Rama ishte sot në një takim e të rinjtë e Kamzës, i shoqëruar nga kryetari i kësaj bashkie Rakip Suli, Elisa Spiropali dhe Lindita Nikolla.

Në fjalën e saj Elisa Spiropali u shpreh se ndryshimet që janë bërë në këtë Bashki pasi drejtimin e mori PS, janë të dukshme.

“Ju e dini sesi ishte Paskuqani para pak vitesh dhe si është sot, si ishte Kamza dhe si është sot. Puna që është bërë nga Rakipi me mbështetjen e Ramës ka ndryshuar situatën e infrastrukturës, shërbimeve dhe situatën e familjeve.

Ne kemi parë këtu jo vetëm një Bashki të lënë pas dore nga një parti që i merrte votën por nuk i kthente asgjë pas, që nuk donin t’ia dinin pasi merrnin votën se ç’ndodhte këtu. A kishte çerdhe, kopshte, shkolla. Vota për Sulin, PS dhe Edi Ramës e ndryshoi këtë realitet. Ata që kanë hedhur votën për PS e kanë kuptuar se ç’vlerë madhështore ka vota. E kemi transformuar këtë bashki për ju që të mos e ulnit kokën kur shkonit në Tiranë”, u shpreh Spiropali.

“Madhështorët dhe qumështorët po duan të na bindin se deti bëhet kos dhe se mund t’i gënjejnë njerëzit me ëndrra të rreme, nuk i gënjejnë dot”, shtoi ajo duke ironizuar premtimet e opozitës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular