HomeSociale“Tentoi të më mbyste në gjumë”, nëna dhunohet nga vajza me probleme...

“Tentoi të më mbyste në gjumë”, nëna dhunohet nga vajza me probleme të shëndetit mendor, kërkon mjekim të detyrueshëm  

spot_img

Fiksi  trajtoi mbrëmjen e së hënës një problematikë që prek shumë shoqërinë tonë e sidomos familjet që kanë  në shtëpi të sëmurë të shëndetit mendor.

I tillë është rasti i dhimbshëm i Marije Gjokës, nënës që dhunohet nga vajza e saj 35-vjeçare me probleme të shëndetit mendor. Vajza e saj vuan nga skizofrenia dhe bipolariteti dhe është shumë e dhunshme. Marija i është drejtuar Fiksit që shteti të marr masa që vajza e saj të çohet për mjekim të detyruar.

Peripecitë e saj i tregon mes lotësh që nga kushtet tejet të mjerueshme që jeton e deri tek dhimbja e vajzës e cila ka dhe një djalë 15 vjeçar. Dhuna ka kaluar përmasat deri në vrasje, ku para disa ditësh Marija thotë se e bija ishte çuar natën dhe i kishte vënë duart në fyt për ta mbytur në gjumë. Vuajtjet e kësaj nëne kanë vite që kanë filluar, madje para  disa vitesh ajo e ka denoncuar në polici për dhunë.

“Nuk durohej më e denoncova dhe bëri edhe 4 vite burg”, tregon nëna mes lotësh. Por dalja e saj nga burgu e përkeqësoi më shumë gjendjen, përveç dhunës ndaj nënës së saj 35-vjeçarja nuk sillet mirë as me djalin e saj.

“Kjo vjen si rrjedhojë se ajo nuk i pi ilaçet dhe ne nuk e detyrojmë dot t’i pijë. Kemi frikë t’ia japim me zor”, shprehet Marija. Ajo tregon se për shkak të problemeve që ka me shëndetin mendor e bija shpesh herë largohet nga shtëpia pa dijeni dhe është e detyruar që ta raportojnë në polici. “Vetëm kështu e gjejmë”, tregon nëna mes lotësh.

Për ta ndërgjegjësuar sado pak apo edhe për t’i ardhur asaj në ndihmë Marija i është drejtuar disa herë  komisariatit, por që nuk i japin zgjidhje. Ndaj si ‘gur’ të fundit pa emisionin Fiks Fare.

Gazetarja e Fiks Fare së bashku me qytetaren shkojnë në Komisariatit nr.5 Kamëz për t’u interesuar në lidhje me çështjen e saj.  Gazetarëve të Fiksit u kërkojnë  një kërkesë për informacion, ku më pas punonjësi i policisë nuk ia pranon. Nga kjo situatë jo fort e këndshme Marija humb ndjenjat.

Me ndërhyrjen e Fiksit si dhe njoftimin që iu bë nga policia në vendngjarje vjen ambulanca e cila i ofron ndihmën e shpejtë.

Pas disa ditësh Shefi i Krimeve në Komisariatin e Kamzës Sokol Llanaj telefonon Fiks Fare dhe shprehet se të gjitha rastet që qytetarja Marije Gjoka ka denoncuar në komisariat janë referua me numër protokolli në Prokurorinë e Tiranës.

Fiks Fare bashkë me zonjën, Marije Gjoka iu drejtuan edhe Prokurorisë së Tiranës të cilët do të marrin vendimin për ta hetuar rastin dhe të behet i mundur mjekimi i detyruar për 35-vjeçaren.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular