HomeSportDortmundi dhe Aston Villa fitojnë, por kualifikohen Barça dhe PSG! Mësohen dy...

Dortmundi dhe Aston Villa fitojnë, por kualifikohen Barça dhe PSG! Mësohen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste

spot_img

Liga e Kampionëve ka mbyllur dy ndeshjet e para të saj çerekfinale, me Barcelonën dhe PSG që avancuan për më tej.

Katalanasit vinin të sigurt në takimin me Dortmund, pas fitores 4-0 në ndeshjen e parë. Gjithsesi, verdhezinjtë luajtën shanset e tyre, duke e bërë skuadrën e Hansi Flick “të dridhej” në disa çaste, me takimin që u mbyll me rezultatin 3-1.

Nga ana tjetër, takimi në Birmingham u shoqërua me spektakël. PSG shënoi dy herë përballë Aston Villas, por vendasit arritën ta përmbysnin sfidën, e cila u mbyll me rezultatin 3-2. Gjithsesi ky rezultat nuk ishte i mjaftueshëm për anglezët, pasi u mundën 3-1 në takimin e parë në Paris.

Kështu Barcelona dhe PSG janë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, me katalanasit që do të përballen me fituesin e çiftit Inter-Bayern Munchen, ndërsa parizienët do të luajnë kundër Realit të Madridit ose Arsenalit.

REZULTATET:

BORUSSIA DORTMUND 3-1 BARCELONA (3-5)

Guirassy 11’ (P), 49’, 76’ / Bensebaini 54’ (A.G)

ASTON VILLA 3-2 PSG (4-5)

Tielemans 34’, McGinn 55’, Konsa 57’ / Hakimi 11’, Mendes 28

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular