HomePolitike“Fushata e Berishës, e turpshme”, Xhaferraj: Duhet të shqetësohemi pse në PD...

“Fushata e Berishës, e turpshme”, Xhaferraj: Duhet të shqetësohemi pse në PD nuk vijnë njerëzit

spot_img

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj thotë se fushata e kreut të PD, Sali Berisha, është e turpshme.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Xhaferraj u shpreh se Berisha është braktisur nga demokratët e vërtetë.

“Kjo fushatë zgjedhore, është fushata më e turpshme,sepse është fushata e parë që dihet se kush do t’i fitojë zgjedhjet, Ndeshja është e trukuar. Demorkatët,. nga veriu në jug, e kanë kuptuar që kjo është një lojë që fitojnë Rama dhe Berisha. Një Berishë i vetmuar dhe jashtë PD, i ka më të shumta problemet me SPAK. Do kisha dëshirë që non grata e Berishës të hiqej. Po shkojmë në zgjedhje të trukuara, fituesi dihet. LaCivita tha se është person privat dhe problemi që ka opozita sot është besimi. Besimi nuk blihet me para. E dini sa i ka kushtuar Trumpit LaCivita? 19 milionë dollarë. Ai mund të paguhet 1 mijë dollarë për 1 minutë, besimi nuk blihet me para. Jemi futur në garë të trukuar. Të gjitha sondazhet thonë, Rama është 48-50 përqind të sondazheve. Pse ne nuk bëhemi 50 përqind? Zoti Berisha pse nuk bashkoi Shehaj, Lapaj? Zoti Berisha shkoi te zoti Mediu, por kriteri i ndërtimit të koalicionit opozitar, nuk ishte fitimi i zgjedhjeve, por të protestonin përballë SPAK. Opozita është përballë SPAK, jo përballë Ramës. Zoti Berisha, me vendimmarjen e tij, nga 2023 deri tani, me primare, pa primare, e gjithë vendimmarja ka qenë për të mos fituar zgjedhjet. Programi, është një program që do i rrinte një opozite që donte të fitonte zgjedhjet, do ishte se si do të fuqizonte ekonominë. Nuk mund të gënjehen njerëzit në dëshpërim. Çfarë rëndësi ka të flasim për programin, kur ndeshja është e trukuar”, theksoi ai.

Xhaferraj thotë se problem për PD nuk është ruajtja, por mbledhja e votës

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Xhaferraj u shpreh se në PD duhet të shqetësohen se pse nuk vijnë njerëzit.

“Problemin e kemi te mbledhja e votës, pse nuk na vijnë njerëzit. SPAK po bën punë të shkëlqyer. Problemi nuk është mbrojtja e votës, por mbledhja e votës. Unë personalisht, dua edhe non grata të hiqet. E mbështes SPAK, por këtu e ka vendosur procesin në bazamenti të lëkundur ligjor. UNë jam në PD për t’u bashkuar për parimet. Kur shoh që këta objektiva janë shitur, unë kam qëndruar dhe do të qëndroj”, theksoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular