HomePolitikeFOTO+VIDEO - "O sot o kurrë, Shqipëria të zgjohet blu më 12...

FOTO+VIDEO – “O sot o kurrë, Shqipëria të zgjohet blu më 12 maj”/Ethem Aga: Koha për rotacion, diaspora ka nisur të votojë për PD

spot_img

Kandidati për deputet i PD në Tiranë, Ethem Aga u ka bërë thirrje qytetarëve dhe diasporës në veçanti, që të votojnë për rotacionin politik në Shqipëri, duke i dhënë mundësinë PD që pas 11 majit të qeverisë me një plan konkret.

Duke folur në takimin me banorët e Njësisë Administrative 15, Tiranë, ku i pranishëm është edhe lideri demokrat Sali Berisha, Aga tha se është koha që më 12 maj, ‘Shqipëria të zgjohet blu’, ndërsa nuk kurseu akuzën ndaj qeverisjes së Ramës, që sipas tij, i ka lënë qytetarët në harresë prej 12 vjetësh.
Kandidati demokrat, u shfaq optimist për votën e diasporës, që sipas tij kanë nisur të votojnë PD masivisht.

Njerëz të mirë të harruar nga regjimi i Ramës në 12 vjet. Shqipëria zgjohet më 12 maj, blu. E dini pse, sepse diaspora ka nisur të votojë. Njerëz nga Lioni, Franca e bota më kanë thënë që kanë nisur të votojnë PD. Votojnë PD, të gjithë njerëzit e diasporës. Telefononi, thojuni njerëzve në diasporë dhe ata që s’janë në lista, të vijnë e të votojnë për Shqipërinë Madhështore.

Shqipëria është në udhëkryq, o sot o kurrë. Votoni PD e bëni rotacionin në vend që punët të shkojnë më mirë. Jemi shumë pak metra nga djegësi i Tiranës, e keni parë që s’ekziston. Ramës i hanë dardha pas kurrizit, e dini sa kushton 1 kg dardha, 130 mln euro të vjedhura, dhe guxojnë të vijnë të na kërkojnë votën e shqiptarëve. S’ka ku të rri kjo më. Na kanë ngelur 27 ditë, duhet mobilizim i madh, ditë e natë që PD të zgjohet më 12 maj fituese për Shqipërinë e njerëzit e mirë të këtij vendi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular